SHPALLJE PUBLIKE nr.1/21 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

SHPALLJE PUBLIKE nr.1/21

Новости  |  17.12.2021

Në  bazë të nenit 17 prg. 1, dhe 4  nenit 20 prg. 1 alinea 1 dhe  nenit 25 prej  Ligjit  për  nëpunësa  gjyqësor (FL.Zyrtare  e RM nr 198/48) si  dhe rregullores për  formë  dhe  përmbajtje  të  shpalljes  publike forma  përmbajtja  dhe  mënyra e  parashtrimit  të  fletparaqitjes  dhe zbatimit të selekcionit  administrativ të  provimeve  kontrolli  i  vërtetësisë së  dëshmive dhe  intervistës  si  dhe  mënyra e  bodimit si  dhe  bodimi  maksimal  në  procedurë për  seleksionim në mvarësi  të kategorive të  vendeve të  punës si  dhe  pyetje  tjera  në  lidhje  me  procedurën  për  punësim të  nëpunsave  gjyqësorë  (FL.Zyrtare  e RM nr.236/18) Gjykata  themelore  Kërçovë  e  publikon  këtë:

SHPALLJE  PUBLIKE nr.1/21

Për  punësimin e  nëpunsave  gjyqësorë  në  kohë  të pacaktuar  për  vendet e punës  si  vijon:

1.Shifra GjYK0101A02004,KATEGORIJA A NIVELI A2, ADMINISTRATOR  GJYQËSOR  -1 (NJË) përmbarues.

Kushte  të  veçanta  për  vendin e punës të  vërtetuara  sipas  nenit 9 prg. 3 prej  Ligjit për  nëpunës  gjyqësor  dhe  me  rregulloren  për  sistematizim të  vendeve të punës  në  Gjykatën themelore Kërçovë.

-Kualifikime  profesionale:

-Sëpaku 300 kredi të kryera sipas EKTS ose  shkalla e VII/1 Fakulteti i drejtësisë dhe  me  provim të dhënë të jurispodencës.

Përvojë Pune.

-Sëpaku 6 vite përvojë  pune  në  profesion  pas  dhënies së  provimit të  jurispodencës.

Rroga  neto  e  nëpunësit  gjyqësorë do të  jetë 40.000,00 den Orari i punës  40 orë  në  javë, orari  i punës prej 07.30 deri më 15.30, pauza  ditore  prej 11.00 deri më 11.30 ditët  punuese  nga e Hëna deri të Premten.

2. Shifra GjYK0101G04001, KATEGORIJA G NIVELI G4, referent më i ri gjyqësor – ekzekutues në repart -1 (një) ekzekutues

Kualifikime të nevojshme profesionale dhe kompetenca:

- sëpaku shkollim të mesëm apo të lartë

- me apo pa përvojë pune në profesion

Rroga neto e zyrtarit gjyqësor do të përmbaj 15.900,00 denarë. Orë pune në javë: 40 orë; kohë pune prej 07.30 deri më 15.30 ora; pauza ditore prej 11.00 ora deri më 11.30 ora; ditë pune: prej të hënën deri të premten.

Kompetenca pune të veçanta

-Njohuri aktive të njërit nga mëshumë gjuhëve të shfrytëzuara të Unionit Europjan (angleze,franqeze,gjermane)

-Njohuri aktive të  programeve kompjuterike për  punë  zyre dhe kometenca  tjera  pune  të  percaktuara  me  aktin  e  sistematizimit të  vendeve të punës  për  vendin e punës përkatëse.

Vërejtje.Kandidatët për  nëpunës  gjyqësor  në  procedurë  për  punësim  nëpërmjet  shpalljes publike njohurinë  aktive  të  njerit   prej  gjuhëve  më të  shfrytëzuara  në  Unionin  Europjan (angleze,franqeze,gjermane) do  ta  dëshmojnë  me  sukses   në  provim pranues për  nëpunës  gjyqësor –pjesë  për  kontrollin e  njohurive të  njërit   prej  gjuhëve  më të  shfrytëzuara  në  Unionin  Europjan (angleze,franqeze,gjermane).

Kushtet e përgjithshme.

-Të  jetë  shtetas i RMV.

-Ta  shfrytëzoje  në  menyrë  aktive  gjuhën  maqedone

-të  jetë  i  moshës  madhore

-të  ketë aftësi  shëndetësore  për  vendin e punës

-të  mos  i jet  shqiptuar  dënim  me  aktgjykim  gjyqësor  për  ndalesë  ushtrimi  të  profesionit veprimtaris ose detyrimit.

Kandidatët janë të  detyruar të  paraqiten  në  shpallje  për  punësim të  nëpunësit gjyqësor dhe të  njejtën  ta marrin  nga  Gjykata  themelore  Kërçovë nga  shkrestaria  ose  ta  shkarkojnë  nga  web faqja e gjykatës http:// www.oskicevo.mk

Kandidatët  janë të  detyruar  që  fletparaqitjen  ta plotësojnë  deri në  fund ,precize  me të  dhëna të sakta. Me  fletparaqitjen t’i bashkangjisin edhe  dëshmitë  për  të  dhënat  e të  shënuara në të njëjtën.

-vërtetim  ose diplomë për  kryerjen e shkallës së  arsimit

-dëshmi për  përvojë pune

-vërtetim për shtetësi (jo më të vjetër se 6 muaj)

-vërtetim për  gjendje shëndetësore të  pergjithshme (jo më të vjetër se 6 muaj)

--vërtetim se me  aktgjykim të formës së prerë   nuk i është  shqiptuar masa  për  ndalesë  ushtrimi  të  profesionit veprimtarisë ose detyrimit. jo më të vjetër se 6 muaj)

-diplomë ,sertifikat ose  vërtetim  si  dëshmi për Njohuri aktive te  programeve kompjuterike për  punë zyre.

Kandidati i cili ka  dhënë  deshmi të  rreme në  fletparaqitje do të diskualifikohet nga  gara e mëtejshme.

Fletparaqitja e plotësuar   sëbashku  me  dëshmitë  për  përmbushjen e kushteve të veçanta dhe të  përgjithshme (për  kualifikimet  profesionale përvojën e punës dhe  kopetencat e veçanta të punës) kandidatët janë të obliguar që t’i dorëzojnë drejtpërsëdrejti  nëpërmjet të  shkrestarisë  së  gjykatës  ose  nëpërmjet të  postës me  shenjën  “për  Shpallje nr 1/21 “në adrese:Gjykata themelore Kërçovë rr. Bulevardi i çlirimit nr.17.

Afati për  paraqitje  zgjat  15 ditë  duke  llogaritur  edhe  ditën e publikimit në  gazetat  ditore (duke  mos e  llogaritur  ditën e shpalljes).

Kandidatët e paraqitur në  shpallje  publike do të  jenë  njoftuar  për kohën dhe vendin e  mbajtjes së secilës faze të ardhshme të  procedurës per selektimin e  nëpunësit  gjyqësor, në  internet  faqen e Gjykatës themelore Kërçovë.

 

GJYKATA THEMELORE KËRÇOVË

 

Kërkesa për punësim e nëpunësit gjyqësor 

   


Пребарување одлуки

Суд
Број на предмет
Датум
_