Gjyqtarеt [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Gjyqtarеt

U.D. Kryetari

CV e U.D. Kryetarit

Gjyqtar Dr. Xhemali Saiti

Emër:
Dr. Xhemali Saiti
Vit përzgjedhja:
2012
Sfera e punës:
Sektorin e veprave penale dhe Këshillin e specializuar

Arsim:

I lindur më 14.09.1966 në Gllumovë, Shkup.

Filloren dhe shkollën e mesme – në Shkup.

-     Jurist i diplomuar – drejtimi juridik, Fakulteti juridik, Shkup, 21.03.1991.

-     Provimin e jurisprudencës, e ka dhënë më 24.06.1996.

-   Studimet pasuniversitare: - Magjistër i shkencave juridike – Fakultetin juridik pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, me temë: “Zbatimi i masave të veçanta hetuese”.

-  Doktor i shkencave juridike – Fakulteti juridik “Justijani i parë” Shkup. Mbrojtjen e disertacionit të doktoratës më 06.11.2012, me titull “Masat alternative përkundër formave të reja të kriminalitetit”. 

 

Përvoja e punës:

● 1992 - 1993 gazetar në RTVM – Radio Shkup.

● 1996 deri në fund të vitit 1999 – avokat në Shkup.

● Më 27.12.1999, është zgjedhur Ministër i vetëqeverisjes lokale në Qeverinë e RM, deri më 13.05.2001.

● 2002 – 2006, anëtarë i Komisionit shtetëror zgjedhor.

● 2001 – 2004, zëvendës i kryetarit të Komisionit shtetëror të regjistrimit.

● Nga dhjetori 2010 deri në gusht 2011, anëtarë i Komisionit shtetëror të regjistrimit.

● Nga 23.05.2005 – 18.08.2011, avokat në Shkup.

● Nga viti 2006, ndërmjetësues i autorizuar.

● Nga 18.08.2011, gjyqtar në Gjykatën e Lartë Administrative.

● Nga 25.12.2012, gjyqtar në Gjykatën Supreme të RM.

● Nga 13.03.2025, Ushtrues detyre kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Angazhime të tjera:

● Nga 20.03.2016 – maj 2024, kryetar i Shoqatës së gjyqtarëve të RMV.  

● Anëtar i Këshillit për reforma pranë Ministrisë së Drejtësisë të RMV, 2017 -2022.

● Anëtar për implementimin e Strategjisë për reforma në sistemin e gjyqësorit pranë Qeverisë së RMV, 2017 -2022.

● Anëtar i grupit të punës për përgatitjen e Strategjisë për reforma në sistemin e gjyqësorit, pjesëmarrje në mbledhje të punës dhe miratimin e tekstit final.

● Anëtar i grupit të punës Ligj për gjykatat dhe Ligj për Këshillin gjyqësor 2017 -2019.

Anëtar i grupit të punës për KP dhe LPP.

● Anëtar i Bordit administrativ të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik në periudhën nëntor 2020 – nëntor 2024.

● Anëtar i Komisionit për pranim (provim pranues) të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë publik në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publik “Pavell Shatev”, në dy mandate me nga dy vite.

● Ligjërues i herë pas hershëm në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publik.

● Anëtar – Nënkryetar i Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës pranë Ministrisë së Drejtësisë – Qeveria e RMV, nga marsi i vitit 2024.

● Ligjërues në Universitetin Nënë Tereza, Shkup, Fakulteti juridik – fusha Kriminalistika, lëndë mësimore: Kriminologjia dhe E drejta penale – Pjesa e përgjithshme 2023/2024 dhe E drejta procedurale penale 2024/2025.

● Ligjërues në Universitetin Nënë Tereza, Shkup, Fakulteti juridik lëndë mësimore. E drejta penale – Pjesa e përgjithshme 2024/2025.

● I angazhuar në projektin e Misionit të OSBE – së, në Maqedoni, Sektori për reforma gjyqësore – Sektori për sundimin e të drejtës, si ekspert i vendit për përgatitjen e “Udhëzimet për harmonizimin e politikës penale dhe zbatimin praktik të marrëveshjes”  – Agreement No. 112/2013(PR-302342)

 

Publikime dhe aktivitete:

● Pjesëmarrje – gjyqtar/vlerësues në Regional Moot Court Cempetition 2022 Nis, Civil Rights Defenders,

● Pjesëmarrje – gjyqtar/vlerësues në Regional Moot Court Cempetition 2023 Podgorica, Civil Rights Defenders,

● Pjesëmarrje në Shkollën verore për studentët në Dubrovnik me temë: Persona gabimisht të dënuar, nga 11-17 mars 2018 – Prezantues. International Spring Course, Crime Prevention Through Criminal Law & Security Studies 10th edition, “ Innocence Projects and Criminal Justice”.  “Wrongful convictions in Macedonia where the main problem is not acknowledging the presumption of innocence due to negative public opinion and unprofessionality of the law enforcement. Book PRAVNIK 103.1.1,. https://hrcak.srce.hr/en/200808

● Pjesëmarrje në Diskutim publik në Kuvendin e RM, më 11.04.2018. Në këtë diskutim u prezantuan propozimet dhe shënimet e Shoqatës së gjyqtarëve lidhur me Ligjin për gjykatat dhe Ligjin për këshillin gjyqësor, në mënyrë që kryetari i Shoqatës “I ftoi pozitën dhe opozitën që ti respektojnë parimet themelore për gjyqësor të pavarur  dhe të mëvetësishëm, të konstatuara në disa akte ndërkombëtare dhe dokumente, duke theksuar se propozimet e përputhura të pushtetiт shkojnë në dëm të gjyqtarëve, vendime të cilat në fund kanë një efekt negativ ndaj përdoruesve të shërbimeve të sektorit gjyqësor dhe sundimin e të drejtës”. Ky diskutim publik ishte me karakter të hapur dhe në të mund të merrnin pjesë edhe gjyqtarë tjerë.

● Pjesëmarrje në Mbledhjen e punës – Negociata me ekipin ekspert nga Brukseli në Bruksel, për përshtatjen e Strategjisë për reforma të sektorit gjyqësor 2017-2022, si anëtarë të grupit të punës për përgatitjen e Strategjisë për reforma të sistemit gjyqësor dhe kryetar i SHGJRM.  

Pjesëmarrje në mbledhjet e Nën komitetit të BE-së, të mbajtura në Shkup, 14 nëntor 2017 dhe tetor 2019. Në këto mbledhje u shqyrtuan tema të cilat kishin të bëjnë me harmonizimin e legjislatives nacionale me legjislativen e BE-së në kuadër të Kapitullit 23 dhe 24 si dhe implementimin e Marrëveshjes për stabilizim dhe asociacionit, me theks për prioritetet reformuese dhe rekomandimet e Grupit të ekspertëve (Pribe) për sundimin e të drejtës.   

● Pjesëmarrje në Mbledhje të punës – Negociata me ekipin ekspert nga Brukseli në Bruksel, për harmonizimin e Strategjisë për reforma të sektorit të drejtësisë 2017-2022.

● Pjesëmarrje në mbledhjet e Nën komitetit të BE -së, të mbajtura në Shkup, 14 nëntor 2017 dhe tetor 2019.  

● Pjesëmarrje në mbledhje të punës me ekipin ekspert nga Brukseli në Bruksel, për harmonizimin e Strategjisë për reforma të sektorit gjyqësor 2017-2022, si anëtarë i grupit punues për përgatitjen e Strategjisë për reforma të sistemit të drejtësisë dhe kryetar i SHGJRM, 27-28 dhjetor 2017.

● Pjesëmarrje – Prezantues, në Konferencën përfundimtare të Projektit “Rrjeti 23”, me titull “Kapitulli 23”: “Kutia e pandorës ose çelësi për sundimin e drejtë”.

● Pjesëmarrje në Sesionin e dhjetë të Grupit të punës 3, Drejtësia dhe të drejtat themelore (Kapitulli 23) me temë: “SFIDAT AKTUALE NË DREJTËSINË MAQEDONASE PËRMES PERSPEKTIVËS SË REKOMANDIMEVE TË KONVENTËS NACIONALE PËR BASHKIMIN EVROPIAN NË MAQEDONINË E VERIUT”, 4 мај 2022, Panelist:  Metodologjia e vlerësimit të cilësisë së punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik dhe metodologjia për konstatimin e ndërlikimit të lëndëve.

● Pjesëmarrje në International Conference of Ombudspersons and National Human Rights Institutions for Environment and Human Rights 20-21 Nëntor 2024, organizuar nga Avokati i popullit me mbështetje të UNDP, UNNHRI, Prezantues me temë: National Perspectives on Environmental Protection and Justice in North Macedonia, me rishikim të Qëndrimit parimor të Gjykatës Supreme të RMV, lidhur me të drejtën e ajrit të pastër.

● Pjesëmarrje në Tryezë të rrumbullakët për qëndrimin parimor për ndotjen e ajrit dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, me temë “Roli i gjykatave në mbrojtjen e mjedisit jetësor”, në organizim të Qendrës për hulumtime dhe analiza juridike, 4 dhjetor 2024.

● Pjesëmarrje në Konferencën e tetë ndërkombëtare të gjyqtarëve 2024, të organizuara nga SHGJRM me mbështetje të Ambasadës së SHBA-ve, në RM dhe Institutit CEELI në Pragë – Prezantues dhe moderator i panelit.  

● Pjesëmarrje në Konferencën e parë shkencore të studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, më organizim të Fakultetit juridik, të mbajtur më 15 prill 2017 – Prezantues.  

● Pjesëmarrje në Panel diskutimin International Human Rights Day: Legal and Institutional Perspectives, 10 dhjetor 2024, Universiteti i Evropës Juglindore. Tema: “Roli i gjyqësorit në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave themelore të njeriut në RMV”.

● Pjesëmarrje – Panelist në Konferencën e 9-të ndërkombëtare të Fakultetit juridik pranë Universitetit ë Tetovës me titull: “E drejta e sundimit të drejtë dhe e drejta sociale”, 06 – 08 nëntor 2024, Tema: E drejta dhe sundimi i mirë në sistemin gjyqësor të RMV.

● Pjesëmarrje në punëtorinë me Temë: Pavarësia e gjyqësorit – Sigurimi i gjyqësorit të lirë dhe korrekt, organizuar nga SHGJRMV & U.S Departament of Justice& U.S Departament of State Bureau of International Narcotics, të mbajtur më 25 - 26 shtator 2024, në Gjevgjeli. Panelist, prezantues me temë: Kërcënimet për pavarësinë e gjyqësorit – Përvoja në R. e Maqedonisë së Veriut.

● Panelist i Takimit të 86-të të Shoqatës së Juristëve, 02-04.11.2023 në Ohër. Prezantues me temë: “Legali përkundër legjitimitetit të Këshillit gjyqësor në Sistemin juridik maqedonas”.

● Pjesëmarrje në Konferencën ndërkombëtare me temë: Mbrojta penale juridike dhe mbrojta për kundërvajtjen e të punësuarve në MPB, AR, ANB UFP, në organizim të Sindikatit të policisë maqedonase, të mbajtur në Ohër më 13.09.2024 – Prezantues.

● Kuvendi i RMV, Komisioni për çështje evropiane, Pjesëmarrje në debatin publik në kuadër të seancës së 63-të të Komisionit, 9 tetor 2023, me temë “Sundimi në funksion të qytetarëve në kuadër të Komisionit për çështje evropiane”, prezantim.

● Pjesëmarrje (diskutim) në punëtorinë përkushtuar Strategjisë së komunikimit të Këshillit gjyqësor dhe gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut (20224-2028) dhe Plani aksionar, organizuar nga Këshilli gjyqësor dhe Rule of Law.

● Pjesëmarrje në Punëtorinë për menaxhim gjyqësor, 29 shtator 2023 në Shkup, organizuar nga SHGJRMV, Departamenti për drejtësi i SHBA, INL dhe Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, Moderimi dhe formulimi i konkluzioneve përfundimtare.

● Pjesëmarrje në punëtorinë për përgatitjen e “Strategjisë nacionale zhvilluese – sfidat, prioritetet e ardhshme dhe ndryshimet sociale në sferën e strategjisë “Sundimi në funksionin e qytetarëve”, 23.06.2023 (e premte), në hotelin Aleksandar Pallas, Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë së RMV.

● Pjesëmarrje në Konferencën e IV – të internacionale në Zadar – Republika e Kroacisë, të mbajtur në periudhën 14 – 15 shtator 2018, në organizim të Shoqatës kroate të gjyqtarëve dhe SEELI Institutit nga Praga. Tema: Integriteti gjyqësor dhe sfidat e ardhshme dhe E drejta evropiane dhe zbatimi i saj nga gjykatat nacionale, me theks për zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Roli i të drejtës evropiane në të drejtën nacionale, si temë në ditën e dytë.

● Anëtarë  i delegacionit të Qeverisë (shtetërore) për negociatat е para anëtarësimit, për anëtarësim me të drejta të plota në BE, 27-28 shtator 2018, Bruksel, në pjesën e reformave në sistemin e drejtësisë.

● Vizitë studimi në Republikën e Kroacisë, të financuar nga Delegacioni i BE-së përmes TAIEX – instrumentit për ndihmë të para anëtarësimit, dedikuar kuadrit të SHGJRM, në të cilën morën pjesë kryetari i Shoqatës, nënkryetari dhe sekretari. Vizita është realizuar në periudhën nga 2-7 korrik të vitit 2017. TAIEX Twinning – IPA me temë: Organizimi dhe roli i Shoqatës së gjyqtarëve”.   

Pjesëmarrje në Punëtorinë për zbatimin e praktikës gjyqësore në organizim të Qendrës për hulumtime dhe analiza juridike, Gjykata Supreme dhe SHGJRM. Kjo punëtori u mbajt në Strugë, më 26 dhe 27 tetor 2017, në të cilën morën pjesë gjyqtarë nga RM, të cilët merren me praktikën gjyqësore. Në cilësinë e ekspertëve të huaj morën pjesë gjyqtarët Damir Kontrec dhe gjyqtari Garançiç, gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Republikës së Kroacisë, të cilët i shprehën përvojat kroate lidhur me zbatimin e praktikës gjyqësore.  

● Pjesëmarrje – Prezantues në Konferencën për zbatimin e Ligjit për procedurë penale: 10 vite përparësi dhe sfida, 405 dhjetor 2023, të organizuar nga Misioni i OSBE-së, në Shkup, mbështetur nga Shoqata e gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shoqata e gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shoqata e prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shoqata për të drejtën penale dhe kriminologjinë.  

● Organizimi dhe mbajtja e Manifestimit Ditët e jurisprudencës – “Pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit” mars/prill, 2017, 2018 dhe 2019, 2021, 2022, 2023 dhe 2024, në organizim të SHGJRM, mbështetur nga Misioni i OSBE – së në Shkup dhe Ambasada e Britanisë në RM.  

● Organizimi i VII - të (shtatë) Konferencave ndërkombëtare të gjyqtarëve në periudhën nga 2016 – 2022, të organizuara nga SHGJRM, mbështetur nga Ambasada e SHBA – ve, në RM dhe Instituti CEELI nga Praga. Të pranishëm ishin edhe gjyqtarë dhe kryetarë të gjykatave të regjionit, SHBA dhe vendit në tema, të cilat kanë të bëjnë me Përforcimin e kapaciteteve të pavarësisë gjyqësore dhe transparencës, reformat në sistemin e drejtësisë, vetingu, bashkëpunimi ndërkombëtar në materien penale, vlerësimi, vlerësimi dhe përgjegjësia e gjyqtarëve, vendosja e këshillit gjyqësor dhe tema të tjera.  

● Shtjellimi dhe implementimi i punëtorisë për Përgatitjen e Programit të punës së Trupit këshillëdhënës për etikën e gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë, 14 – 15.07.2023, Veles, SHGJRMV.  

Organizimi dhe mbajtja e Konferencës në kuadër të Projektit të USADI – it për pjesëmarrjen civile, 14 korrik 202, në hotelin Holidej In, Shkup, SHQRMV, me temë: “Funksionalizimi dhe realizimi praktik i Trupit këshillëdhënës për etikën e gjyqtarëve në Maqedoninë e Veriut”.

Organizimi i punëtorisë dyditore izoluese SHGJRM – OSBE, 6 dhe 7 mars 2018, në hotelin TCC Grand Plaza, në Shkup, mbajti sesion dyditor pune për harmonizimin e mendimeve dhe komenteve nga gjyqësori sa i përket propozimi ndryshimeve të Ligjit për gjykatat (LGJ) dhe Ligji për Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë (SHKGJRM).  

Shtjellimi dhe implementimi i Projektit Përforcimi i rolit dhe pavarësia e gjyqtarëve në Republikën e Maqedonisë – Avancimi i kapaciteteve të gjyqësorit, në organizim të SHGJRM dhe me mbështetjen e Ambasadës së SHBA – ve në RM, organizuar nga 4 punëtori në rajonet e apelit: Shkup, Shtip, Manastir dhe Gostivar në tema nga prioritetet e reformave urgjente nga Plani 3-6-9 të Qeverisë së RM. Gjithsej në këtë komponentë nga projekti të pranishëm ishin 120 gjyqtarë, nga të cilët 10 gjyqtarë si ligjërues (ekspertë); 4 ekspertë juridik – profesorë, gazetarë, përfaqësues të mediumeve në Republikën e Maqedonisë. Të pranishëm ishin edhe ekspertë amerikan dhe gjyqtarë.  

Presentation of the Corruption Risk Assessment of the Judiciary in North Macedonia, 13 June 2023, Aleksandar Palace Hotel, Prezantim – Kryetar i SHGJRMV, të organizuar nga DKSK, Shoqata e gjyqtarëve të RMV, Shoqata e prokurorëve publikë dhe OSBE -ja.

● Udhëheqës projektues, lehtësues dhe prezantues i temave nga forumet e diskutimeve.

            - Punëtori regjionale të mbajtur në Shtip, për rajonin e apelit Shtip, të mbajtur më 12.10.2017, me temë: Përgjegjësia e gjyqtarëve, politika penale dhe prova në dritën e reformës në drejtësi.  

            - Punëtori regjionale në Manastir u mbajt më 28.09.2017, me temë “Reforma gjyqësore për avancimin e kapaciteteve të gjyqësorit dhe politika penale e gjykatave në Republikën e Maqedonisë për gjyqtarët në rajonin e apelit në Manastir (jo prezent).

- Punëtori regjionale në Shkup u mbajt më 16 nëntor 2017, me titull Qasja në drejtësi: transparenca e gjyqësorit, mediumet dhe politika penale si parakusht për përforcimin e pavarësisë së gjyqtarëve. Punëtoria  u konceptua  në 2 tema dhe 3 panele për diskutim.

- Punëtoria me titull “Qasja në drejtësi përmes reformave gjyqësore dhe juridike për avancimin e gjyqësorit, politika penale dhe prova”, të mbajtur nga 5-7 dhjetor në hotelin Bistra Mavrovë, me gjithsej 40 pjesëmarrës (gjyqtarë, ekspertë dhe gjyqtarë amerikan) nga të gjitha katër rajonet e apelit.

Shtjellimi dhe implementimi i Projektit për etikën gjyqësore – të mbështetur nga MATRA programi i Qeverisë së Holandës, në të cilën të pranishëm ishin ekspertë – gjyqtarë nga Holanda dhe Serbia, si rezultat i të cilës u botua Analiza juridike e standardeve dhe parimeve të etikës së gjyqtarëve, botuar në maj dhe tetor në gjuhën maqedonase, në gjuhën shqipe dhe në anglisht.  

Shtjellimi dhe implementimi i Aktivitetit projektues për transparencën e gjyqtarëve, të mbështetur nga Departamenti i Shtetit dhe Ambasada e SHBA – ve në RMV, Implementimi i punëtorisë me titull “Transparenca  gjyqësore dhe vlerësimi i gjyqtarëve në dritë të reformës së gjyqësorit” është punëtoria e parë nga komponenti i dytë  i projektit “Transparenca e gjyqësorit”, në tentim për vendosjen e bashkëpunimit më të madh të gjyqtarëve dhe gazetarëve, të mbajtur në Shkup, më 12.04.2018. Në punëtorinë u theksua nevoja për bashkëpunimin më të madh të gjyqtarëve dhe mediumeve, në drejtim për rritjen e transparencës si një nga faktorët kyç për kthimin e besimit në gjyqësorin. Në këtë kuptim, u konstatua forma e mundshme e këtij bashkëpunimi përmes formimit të Këshillit gjyqësor të mediumeve, sipas shembullit të praktikave bashkëkohore në pjesën e transparencës në gjyqësor. Në këtë punëtori si prezantues special morri pjesë z-nja Rashell Sheli Koen, redaktore e mëhershme e seksionit pranë Boston Herald”, tani kolumniste për “Boston gloub”, në ngjarjen e sotme theksoi se transparenca e gjykatave ndaj publikut është mënyrë e mirë për rritjen e besimit të publikut ndaj tyre.  

● Implementimi i Punëtorisë në Ohër, 10 -11 maj 2018, me titull “Njoftimi për drejtësinë: Udhërrëfyes për avancimin e marrëdhënieve gjyqësore – mediume për gjyqtarët dhe gazetarët”, në organizim të SHGJRM dhe Ambasadës së SHBA – ve në RM, u mbajt në Ohër, në të cilën të pranishëm ishin gjithsej 35 pjesëmarrës. Në panelin e parë me titull “Njoftimi për drejtësinë:  Sigurimi i debatit publik në punën e gjyqësorit”, prezantim kishin z-nja Anne Shvarc, Drejtore për komunikim dhe marrëdhënie me publikun të Departamentit të Drejtësisë në Viskonsin.  

Organizimi dhe implementimi i Punëtorisë 13 – 14 qershor 2018. Ohër, me titull “Promovimi i gjyqësorit transparent: forma e bashkëpunimit gjyqësor – të mediumeve”, në të cilën të pranishëm ishin gjithsej 37 pjesëmarrës, dhe paraqet punëtorinë e fundit nga komponenti i dytë i projektit "Përforcimi i rolit dhe pavarësia e gjyqtarëve në RM – avancim i kapaciteteve të gjyqësorit

Implementimi i Shkollës njëditore për gjyqtarët – Qasja në mediumet, të mbajtur në Shkup, Aleksandar Pallas, 17 maj 2018, në organizim të Shoqatës së gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë dhe Ambasadës së SHBA – ve në RM, më 17 maj në hotelin Aleksandar Pallas në Shkup. Trajnim për gjyqtarët me temë “Përfitimi i shkathtësive efektive komunikuese – trajnim për gjyqtarët dhe personat për marrëdhënie me publikun”. Në trajnim të pranishëm ishin gjithsej 18 persona – gjyqtarë dhe 4 persona nga gjykatat për marrëdhënie me publikun. Gjyqtarët ishin të përfshirë nga të gjitha 4 rajonet e apelit në Republikën e Maqedonisë. Trajnues në këtë trajnim ishin z-nja Anne Shvarc, Drejtore për komunikimet me marrëdhëniet me publikun pranë Departamentit për Drejtësi në Viskonsin dhe z. Kristofer Lajgl zëvendës prokuror publik i shtetit në Viskonsin. Diskutues kryesor – gjyqtari Dr. Xhemali Saiti dhe gjyqtari Ivan Xholev.  

●  Implementimi i punëtorisë, në kuadër të projektit “Përforcimi i rolit dhe pavarësisë së gjyqtarëve në RM – Gjyqësor i avancuar”, më 20.09.2018 u mbajt  punëtoria e VIII – të, e cila u zhvillua në dy panel – diskutime: 1. Mbledhje konstitutive të Këshillit gjyqësor të mediumeve, të formuar në kuadër të Shoqatës së gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë dhe 2. Menaxhimi i gjykimeve komplekse dhe ndjekja e krimit trans nacional ekonomik – Roli i gjyqtarit dhe mediumeve në proces.   

● Implementimi i punëtorisë dyditore, në kuadër të aktiviteteve të Shoqatës së gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën 26-27.11.2018, si aktivitet i paraparë në kuadër të projektit “Rritja e mekanizmave për përforcimin e etikës gjyqësore – Ndarja e praktikave më të mira në regjionin dhe BE – në”.

● Implementimi i punëtorisë, më 09.05.2019 në hotelin “Arka” u mbajt diskutim profesional me temë “Udhëheqja me lëndët dhe menaxhimi i sallës së gjykimit”, në organizim të SHGJRM, AGJPP dhe Ambasadës së SHBA – ve në RMV. Diskutimi ka pasur qëllim që ti tregojë praktikat më të mira dhe studimet e rasteve lidhur me menaxhimin e suksesshëm me lëndët gjyqësore, përgatitjen e vendimeve gjyqësore cilësore dhe komunikimin me mediumet për lëndët me interes publik. Folës kryesor i diskutimit ishte gjyqtari Pol Bajron, gjyqtar federal dhe z-nja Çellzi Shinur, këshilltare juridike rezidente në Ambasadën e SHBA – ve, në RMV.  

● Implementimi i punëtorisë, më 10.05.2019 Shoqata e gjyqtarëve, Akademia për gjyqtarët dhe prokurorët publik dhe Ambasada e SHBA – ve, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u mbajt diskutim profesional me temë: “Ndjekja dhe gjykimi i veprave për parandalimin e drejtësisë”. Diskutimi u zhvillua me fokus të veprës penale të re të shënuar në Kodin penal. Për të parën herë gjyqtarët dhe prokurorët publik patën mundësinë të flasin dhe të këmbejnë praktika pozitive dhe përvoja me orientim në përvojat amerikane lidhur me zbatimin e kësaj vepre në praktikë. Gjyqtari Poll Bajron dhe z – nja Çellzi Shinur ishin folës kryesor të ngjarjes, përderisa diskutimi dhe përvojat maqedonase u prezantuan nga z – nja Villma Ruskovska, PP e PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe z – nja Katica Janeva, PPS të RMV. Prezantues ekspert i kësaj teme ishte prof. Dr. Todor Vitllarov, PLP.

● Implementimi i punëtorisë së Këshillit gjyqësor të mediumeve për sigurimin e transparencës në gjyqësor dhe përgjegjësia e mediumeve, në organizim të Shoqatës së gjyqtarëve të RM së Veriut në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA – ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shkup, 21 qershor 2019. Kjo punëtori, u orientua në mundësimin e transparencës në gjyqësor dhe përgjegjësinë e mediumeve. Në këtë ngjarje, pjesëmarrës si folës ishin kryetarët e Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik të RM së Veriut.

● Implementimi i punëtorisë dyditore, me temë “Sfidat dhe praktikat në instancë të dytë” organizuar nga Shoqata e gjyqtarëve në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA – ve në RMV. Në fokus të punëtorisë - praktikat më të mira amerikane të sqaruara nga gjyqtari Xhon Antun, si panel diskutimi, në të cilën pjesëmarrës ishin gjyqtar të apelit të vendit, si dhe gjyqtar nga gjykatat themelore, të cilët debatuan për përvojat e tyre në vendimmarrjen e drejtë në shkallën e dytë, Shkup 27-28 qershor 2019.

Implementimi i Shkollës së gazetarëve për gjyqtarët. Shoqata e gjyqtarëve në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA – ve, në Maqedoninë e Veriut më 31.10.2019, e organizuan trajnimin dy dyditor për gjyqtarët dhe gazetarët, me titull Shkolla gazetareske e gjyqtarëve në kuadër të projektit Përforcimi i kapaciteteve dhe funksionimi i Këshillit gjyqësor të mediumeve të Maqedonisë së Veriut. Prezantime kishin z – nja Sheli Koen nga këshilli gjyqësor i mediumeve të Gjykatës Supreme të Masaçusets dhe Joana Llaçana – Shefe e zyrës për marrëdhënie me publikun pranë EULEKS Misionit në Kosovë.  

Organizimi dhe implementimi i shkollës juridike për gazetarë pjesa e parë, të mbajtur 1 – 2 dhjetor 2019. Në kuadër të projektit Përforcimi i rolit dhe funksionimi i Këshillit gjyqësor të mediumeve u mbajt shkolla juridike për gazetarë, me titull: Drejtësia, e drejta penale dhe mediumet.  

 
 

Shtjellimi dhe implementimi i Shkollës juridike për gazetarë pjesa e dytë, të mbajtur më 10.12.2019.

Në kuadër të projektit “Përforcimi i rolit dhe funksionimi i Këshillit gjyqësor të mediumeve” më 12 dhjetor në hotelin TCC Grand Plaza, në Shkup u mbajt pjesa e dytë e punëtorisë Shkolla juridike për gazetarët me titull “Jurisprudenca, e drejta penale dhe mediumet”. Në punëtorinë morën pjesë anëtarë të Këshillit gjyqësor të mediumeve dhe ekspertë nga regjioni. Këmbimi i përvojave dhe praktikave pozitive ndaj diskutimit pozitiv për sfidat kyçe me të cilat përballen gazetarët gjatë qasjes në shkresat e lëndëve gjyqësore me interes publik, si dhe marrëdhëniet e gjykatave me mediumet.  

Shtjellimi dhe implementimi i Projektit – Mbështetje e transparencës në gjyqësor dhe promovimi i besimit të publikut në sistemin juridik, mbështetur nga Byroja ndërkombëtare për mjete narkotike dhe zbatimi i Ligjit dhe Ambasada e SHBA – venë Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilën e zbaton Shoqata e gjyqtarëve nga viti 2022.     

● Organizimin e revistës së gjyqtarëve, të botuar në maj 2017, formimin e Këshillit botues, Bordit botues, Bordit redaktues, Redaktorit kryesor dhe përgjegjës dhe sigurimin e mjeteve të shtypit. 

 

Vendosja e organeve dhe trupave në kuadër të SHGJRMV:

Formimi i Këshillit gjyqësor të mediumeve. Këshilli gjyqësor i mediumeve është formuar me Vendim të Bordit administrativ të SHGJRMV në mbledhjen e XX – të, të mbajtur më 11.09.2018. Aktivitetet të cilat kanë të bëjnë me idenë, nevojën, mënyrën e formimit, procedurën për harmonizimin dhe vendosjen e dialogut me mediumet – efekte të pritura. Trup i parë i këtij lloji në Evropë.

Prezantimi i Këshillit gjyqësor të mediumeve para publikut, të mbajtur më 21 shtator 2018 në hotelin Aleksandar Pallas në Shkup, si dhe produkt final nga shumica e aktiviteteve prej 14 muajsh projekt “Përforcimi i rolit dhe pavarësia e gjyqtarëve në RM – gjyqësor i avancuar”, realizuar nga SHGJRMV, dhe me mbështetjen financiare të Ambasadës së SHBA – ve në Shkup. Këshilli numëron gjithsej 21 anëtarë, nga të cilët 11 anëtarë janë gazetarë, ndërsa 10 anëtarë janë gjyqtarë.

Këshilli është formuar për afirmimin e transparencës gjyqësore, avancimin e bashkëpunimit ndërmjet gjyqtarëve dhe gazetarëve për çështje me interes të përbashkët, si dhe përforcimin e qasjes së publikut në drejtësi. Fjalime të tyre patën Dr. Xhemali Saiti, gjyqtar i GJSRM dhe kryetar i SHGJRM, prof. Dr. Renata Deskovska, Ministre e Drejtësisë në Qeverinë e RM dhe z – nja Gordana Duvnjak – kryetare e Këshillit gjyqësor të mediumeve. Mysafir nderi në këtë ngjarje ishte Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë E.T. Xhes Bejli.

●Vendosja në funksion i Trupit këshillëdhënës për etikën e gjyqtarëve, Bordi administrativ i Shoqatës së gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë, në seancë të mbajtur më 25.01.2018.   

●Vendosja në funksion i përbërjes së dytë të Trupit këshillëdhënës për etikën e gjyqtarëve, 04.02.2020, në pajtim me Kodin e ri të etikës së gjyqtarëve, të miratuar nga Seanca e përgjithshme e RMV, në vitin 2019, me propozim të SHGJRM.

Organizimi dhe pjesëmarrja në përpunimin dhe miratimin e Dokumentit strategjik për rrjetëzimin e Shoqatave të gjyqtarëve, në bashkëpunim me Misionin e OSBE – së në Shkup. Duke u nisur nga kontaktet bilaterale me përfaqësues të asociacioneve nga regjioni dhe në bazë të Deklaratës së Ohrit, SHGJRM në bashkëpunim me Misionin e OSBE – së në Shkup,  u orientua në përgatitjen e Dokument – Strategjisë (Koncept) për rrjetëzimin e Shoqatave të gjyqtarëve nga regjioni. Strategjia për rrjetëzimin ka funksion të konceptuar, përpunim strategjik dhe aksionar për bazat e domosdoshme për diskutimin më të gjerë ndërmjet shoqatave të interesuara nga regjioni i Evropës Juglindore në procesin e vizionit dhe institucionalizimit të bashkëpunimit multilateral regjional të tyre në vendosjen e standardeve për gjyqësor të pavarur.    

 

 

Punime të botuara – autor i botimeve:

● Etika dhe integriteti i gjyqtarëve për të përballuar presionet, Revista e gjyqtarëve, maj 2017, faqja 15-24.

● Disa pikëpamje për përgjegjësinë penale te veprat penale kundër të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qytetarit”, Jurist (Правник) nr. 231/232, viti 2011.

● Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave të paraburgosur gjatë procedurës gjyqësore”. Jurist (Правник), numri i dhjetorit, 2013.

● Disa pikëpamje juridike dhe praktike të së drejtës për kundërvajtje të Republikës së Maqedonisë, Revista maqedonase për të drejtën penale dhe kriminologjinë, UDG 343, Nr. 1 2016, faqja 61 – 71,

● Udhëzimet për harmonizimin e politikës penale dhe aplikimit praktik të marrëveshjes, Misioni i OSBE – së, në Maqedoni, Sektori për reformat gjyqësore – Sektori për sundimin e të drejtës, ekspert nacional.

● Zbatimi i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga gjykatat e vendit, MANU (Macedonian academy of sciences and arts). Diskutim shkencor i mbajtur në Shkup, më 8 tetor 2014, Libri 6.

● Analizë juridike – Zbatimi praktik i Ligjit për caktimin e llojit dhe caktimin e lartësisë së dënimit, publikuar në vitin 2017. Autorë: Dr. Xhemali Saiti; prof. Dr. Nikolla Tupançeski; prof. Dr. Aleksandra Deanoska dhe Mr. Andrej Bozhinovski, mbështetur nga Misioni i OSBE – së, në Shkup dhe Shoqata për të drejtën penale dhe kriminologjia në Maqedoni.

● Analiza juridike – I Politika penale e gjykatave në Republikën e Maqedonisë dhe zbatimi praktik i Ligjit për caktimin e llojit dhe caktimin e lartësisë së dënimit II Zbatimi i masave alternative me theks të provave në Republikën e Maqedonisë. Autorë: Dr. Xhemali Saiti, prof Dr. Besa Arifi, gjyqtari Shpend Devaja dhe Mr. Andrej Bozhinovski. Botues: SHGJRM dhe Ambasada e SHBA – ve, në Shkup, Shkup, viti 2018.

● Normative And Practical Challenges of The Republic of Macedonia in the right to a Fair Trail Principle”, JO SEEU Review, DO- 10.1515/seeur-2015-0005 Lidija Nededlkova, Xhemali Saiti, Shpend Devaja.

● Analiza juridike e standardeve dhe parimet e etikës gjyqësore. Autorë: Dr. Xhemali Saiti, Mr. Andrej Bozhinovski, gjyqtare Angella Kaptien, gjyqtare Gradus Vrieze, gjyqtar Omer Haxhiomeroviq dhe gjyqtare Julijana Zhivkoviq Mogosh. Botues: SHGJRM dhe Mbretëria e Holandës, Shkup, viti 2019. Botim në gjuhën maqedonase, shqipe dhe anglisht.

● ”Analiza e zbatimit të Kodit për etikën e gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë: Autorë: prof. Dr. Xhejms Moliterno, doc. Dr. Xhemali Saiti, prof. Dr. Ana Pavllovska Danev, Mr. Andrej Bozhinovski, USAID, SHGJRMV, Shkup, viti 2022.

● Koment i Ligjit për drejtësi për fëmijët me praktikum. Autorë: Akademik Vllado Kambovski, prof. Dr. Gordana Llazhetiq, prof. i çrregullt Llazar Nanev, prof. e çrregullt Besa Arifi, prof. e çrregullt Ollga Koshevaliska dhe doc. Dr. Xhemali Saiti. Botues: Këshilli për preventivën kundër delikuencës së të miturve Kavadar, Shkup, 2018.  

● Doracak për zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve DCAF, Shkup, dhjetor viti 2019, një nga autorët.  

●Normative And Practical Challenges of The Republic of Macedonia in the right to a Fair Trail Principle, JO SEEU Review, DO- 10.1515/seeur-2015-0005, bashkautor.  

● Gjyqësor transparent: Doracak për gjyqtarët dhe gazetarët, Autorë: Dr. Xhemali Saiti, gjyqtar i GJSRMV dhe kryetar i SHGJRMV; Rashell Koen – zëvendës redaktor i Boston Glloub (Boston Globe); Gordana Duvnjak, gazetare, kryetare e Këshilli gjyqësor të mediumeve; Gjorgji Andonov kryetar i Gjykatës Themelore Shtip; Mr. Vasko Maglleshov, gazetar i Prizma Rrjetit hulumtues ballkanik; Mr. Andrej Bozhinovski, këshilltar juridik në SHGJRM, Shkup 2020.

 

 

 

Gjyqtarët

Gjyqtar Besa Ademi

Gjyqtar Besa Ademi

Emër:
Besa Ademi
Vit përzgjedhja:
2009
Sfera e punës:
Sektori i veprave civile - Kryetare e sektorit dhe në Sektorin për praktikë gjyqëosre

Arsim:

E lindur më 23.1.1964 në Shkup. Jeton në Shkup. I përket kombësisë shqiptare. Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup 1990. Provimin e jurisprudencës e ka dhënë më 08.4.1993.

Përvoja e punës:

Më 15.12.1990 ka filluar të punojë si stazhiere – vullnetare në Gjykatën e Qarkut të atëhershëm Shkup, më 08.2.1994 ka qenë bashkëpunëtore profesionale në të njëjtën gjykatë. Në periudhën nga 09.12.1999 deri më 14.6.2004 ka punuar si zëvendëse e Prokurorit publik të RM në Prokurorinë publike të RM. Më 15.6.2004 me vendim për zgjedhje 07-2592/1 (G. zyrtare e RM nr.38/04 nga 17.6.2004) zgjidhet gjyqtare në Gjykatën e apelit Shkup, ku punon sipas lëndëve në sektorin civil. Më 07.7.2009 zgjidhet gjyqtare e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë. Ka njohuri solide të gjuhës angleze. Ka përvojë të punës me kompjuterë në Word. Është anëtare e komisionit për provimin e jurisprudencës.

Më 12.02.2021 me vendim me nr.09 – 309/1 nga ana e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur për Kryetare e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Më 12.03.2021 Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dha deklaratë solemne para Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Gjyqtar Vlladimir Stojanoski

Gjyqtar Vlladimir Stojanoski

Emër:
Vlladimir Stojanoski
Vit përzgjedhja:
2010
Sfera e punës:
Sektorin e veprave civile, Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm dhe Këshillin e specializuar

Arsim:

Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Shkup.

Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Manastir, në vitin 1988.

Provimin e jurisprudencës e ka dhënë në vitin 1991 në Shkup.

 

Përvoja e punës:

Ka punuar si bashkëpunëtor profesional, pastaj si këshilltar shtetëror dhe këshilltar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në periudhën prej 1992 – 2002.

Në vitin 2002 në Fondin për bujqësi si ndihmës drejtor i financave dhe çështjeve juridike.

Në vitin 2004 në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave si ndihmës menaxhues i sektorit për mbështetjen financiare në zhvillimin rural dhe në bujqësi.

Në vitin 2006 si Drejtor në Byronë e ekspertizave gjyqësore.

Për gjyqtar në Gjykatën administrative është zgjedhur në vitin 2007.

Për gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë është zgjedhur më 13.09.2010.

Për gjyqtar në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë është zgjedhur më 14 prill 2011.

Pas skadimit të mandatit 9 vjeçar si gjyqtar në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prej më datë 14.06.2020 vazhdon të ushtrojë funksionin gjyqtar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Publikime dhe aktivitete:

 

Në nëntor dhe dhjetor të vitit 2008 – anëtarë i Komisionit për provim përfundues pranë Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik për gjeneratën e I dëgjues të trajnimit fillestar.

Në periudhën prej vitit 2013 deri më vitin 2015 – ligjërues në trajnimin fillestar nga sfera e të drejtës kushtetuese për gjeneratën e V dëgjues të trajnimit fillestar pranë Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik.

Gjyqtar Jelica Krstevska

Gjyqtar Jelica Krstevska

Emër:
Jelica Krstevska
Vit përzgjedhja:
2011
Sfera e punës:
Sektorin e veprave civile, Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm dhe Këshillat e specializuara

Arsim:

E lindur më 17.5.1961 në Kriva Pallankë. Jeton në Shkup.

Ka diplomuar në Fakultetin juridik pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” Shkup më 22.3.1984.  Provimin e jurisprudencës e ka kaluar më 22.10.1987.

Përvoja e punës:

Më 07.7.1987 stazhier në Gjykatën e Qarkut  Shkup.

Më 22.10.1996 bashkëpunëtore në sektorin civil në Gjykatën e Qarkut Shkup.

Më 01.7.1996 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën themelore Shkup II Shkup.

Më 01.11.2007 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën administrative të Republikës së Maqedonisë.

Më 15.7.2011 përzgjedhet gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

Më 18.12.2012 përzgjidhet anëtarë e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë.

Më janar 2014 emërohet anëtarë në Këshillin administrativ të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik.

Më 05.2.2014 përzgjidhet zëvendës kryetar i Këshllit administrativ të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik, funksion të cilin e kryen deri më shtator 2018.

Pas skadimit të mandatit 6 vjetor si anëtarë i Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë më 18.12.2018, vazhdon funksionin e gjyqtarit në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

Gjyqtar Shpend Devaja

Gjyqtar Shpend Devaja

Emër:
Shpend Devaja
Vit përzgjedhja:
2013
Sfera e punës:
Sektori i veprave civile dhe Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm

Arsim:

I lindur në Shkup, më 19.4.1962. Shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup më 1985. Më 1987 në Shkup ka kaluar provimin e jurisprudencës.

 

Përvoja e punës:

Më 1986 punon si stazhier avokati. Më 1988 punësohet si shef i sektorit juridik në POS Centrohemija Shkup. Nga 01.9.1990 është regjistruar në Dhomën Ekonomike të Republikës së Maqedonisë si avokat me numër rendor 300. Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë më 02.12.2013 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

Publikime dhe aktivitete:

Nga 2004 deri 2010 – anëtarë dhe nënkryetarë i Këhillit administrativ të Dhomës së avokatëve të Republikës së

Maqedonisë. Nga 2000 deri 2010 – koordinues  i projektit të financuar nga UNHCR – Zyra në Shkup, për ndihmë

juridike pa pagesë të arratisurve në Republikën e Maqedonisë me titull: Free  Legal Aid to the Refugees in Rеpublic

of Macedonia” . Ka marrë pjesë në shumë seminare dhe konferenca të mbajtura në vend dhe jashtë, edhe atë " The

“European Convention on Human Rights and its Application on Asylum Seekers", organized by UNHCR B.O. -

Skopje," International Course on Refugee Protection in Response to  Failure of State Protection (Focus on Agents of

Persecution and the Concept of Internal Protection Alternative)",  organized by ECRE – London," International

Human Rights Instruments for Protection of Refugees", organized by  the Center for Refugees and Forced Migration

Studies – Skopje," Defending Human Rights in Practice" (lecturer: Andrass Grad, PhD, for-mer Adviser of the 

Secretariat of the European Human Rights Commission, Adviser of the

Hungarian Constitut. Court's president), organized by CSRC,"Proceedings before the European Court of Human

Rights" (lecturer: Bill Bowring, PhD, legal representative in proceedings before the Strasbourg Court, Professor at

the University of Essex), organized by CSRC, Seminar i organizuar nga ana e UNICEF dhe Këshillit të Evropës me

temë delikuenca e të miturëve,, International Criminal Court organized by ERA-Akademy of Europеan Law,

in Germany, Trajnim të trajnuesve nga Misioni i OSBE NMS/ SEKTORI PËR QEVERISJEN E TË DREJTËS, në lidhje

me ndryshimet e LPP, në temë: Hetimi. Teoria e rastit, Marrja në pyetje direkte, Marrja në pyetje e kryqëzuar dhe 

Marrëveshja për fajin.

 

Gjyqtar Afrim Fidani

Gjyqtar Afrim Fidani

Emër:
Afrim Fidani
Vit përzgjedhja:
2017
Sfera e punës:
Sektorin e veprave penale, Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm dhe Këshillin e specializuar

Arsim:

Pas mbarimit të shkollës së mesme dhe shërbimit të afatit ushtarak, në vitin 1985 regjistrohet në Fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës. Më 1989 diplomon në Fakultetin juridik.

Përvoja e punës:

Nga viti 1990 deri në vitin 1996 punon në arsim në detyra pune – adminstratë juridike.

Nga viti 1996 deri në vitin 2005 punon në Inspektoratin shtetëror për punë të Republikës së Maqedonisë, si inspektor Republikan për punë në sferën marrëdhënie pune.

Nga viti 2005 deri në vitin 2007 është sekretar i Komunës Vrapçishtë – Vrapçishtë.

Nga viti 2007 deri në vitin 2011 është avokat me seli në Gostivar.

Nga data 18.7.2011 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën e apelit Shkup – sektori penal.

Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë nr.08-1584/4 nga data 23.11.2017 përzgjidhet gjyqtar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë.

Gjyqtar Cvetanka Periq

Gjyqtar Cvetanka Periq

Emër:
Cvetanka Periq
Vit përzgjedhja:
2019
Sfera e punës:
Sektorin e veprave penale - Kryetare e Sektorit, Sektorin e praktikës gjyqësore dhe Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm

Arsim:

Diplomon në Fakultetin juridik, Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi” Shkup më 1989.

Provimin e jurisprudencës e kalon më 1993 në Shkup.

Përvoja e punës:

Në periudhën prej 1994 deri më 2005 punon si bashkëpunëtore profesionale dhe këshilltare e pavarur gjyqësore në Gjykatën e apelit në Shkup.

Për herë të parë përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën Themelore Shkup II Shkup më 2005, ndërsa nga 2007 deri  më 2009 punon si gjyqtar në Gjykatën themelore Shkup I Shkup në materien penale.

Në periudhën nga 2006 deri më 2009 ka qenë Kryetare në Sektorin e të miturve penal dhe Kryetare dhe anëtare e Këshillit gjyqësor.

Më 30.3.2011 me vendim për përzgjedhje nr.07-588/1 (G.zyrtare e RM nr.42/11 nga 04.4.2011) është përzgjedhur gjyqtar në Gjykatën e apelit Shkup, ku punon sipas lëndëve në sektorin penal.

Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.08-1447/2 nga 11.9.2019 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

Publikime dhe aktivitete:

Trajnime dhe vizita në seminare edukative/punëtori dhe të tjera

  • Shkurt 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë: “E drejta ndërkombëtare publike”.
  • Shkurt 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë “Edrejta në Unionin Evropian”.
  • Mars 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë: “E drejta ndërkombëtare humanitare”.
  • Maj 2007 – “Vizitë studimore në Gjykatën penale ndërkombëtare të ish Jugosllavisë në Mbretërinë e Holandës”.
  • Korrik 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë “Etika”.
  • Shtator 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë “E drejta në Unionin Evropian”.
  • Shtator 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë “Veçoritë e të Drejtës humanitare ndërkombëtare”.
  • Dhjetor 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë - “Amnestitë në të Drejtën dhe praktikën humanitare ndërkombëtare”.
  • Dhjetor 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë “Tryeza e rrumbullakët me gjyqtarët për format e bashkëpunimit sipas lëndëve të lëshuara nga MKSPJ”.
  • Janar 2008 – pjesëmarrje në seminar me temë “Kuptimi i ekspertizave gjyqësore në lëndët penale”.
  • Shkurt 2008 – pjesëmarrje në seminar me temë “Procedimi sipas kërkesave për zbatimin e hetimit, udhëheqjen me shqyrtim kryesor, vendime të procesit në hetim gjatë rrjedhjes si dhe jashtë shqyrtimit kryesor”.
  • Maj 2008 – pjesmarrje në seminar me temë “Vlerësimi i provave të grumbulluara nga Policia dhe Prokuroria publike – këqyrje, rikonstruksion dhe procedim me prova jo ligjore”.
  •  Maj 2008 – pjesëmarrje në seminar me temë “Krimineli financiar dhe larja e parave”.
  • Dhjetor 2008 – pjesëmarrje në seminar me temë “Llojet e ndihmave juridike ndërkombëtare ekstradimi dhe transferi i personave të ndëshkuar”.
  • Maj 2009 – pjesëmarrje në seminar me temë “Ndihma juridike e ndërsjellë  në sferën penale”
  • Qershor 2009 pjesëmarrje në seminar me temë “Pengimi i korrupsionit, ndeshjes së interesave, njohja dhe tejkalimi”
  • Shtator 2009 – pjesëmarrje në seminar me temë “Konfiskimi i pronës dhe kompensimi i viktimës”
  • Shtator 2009 – pjesëmarrje në seminar me temë “E drejta kombëtare dhe evropiane për mbrojtjen e shpenzuesve dhe marrëveshja e të drejtës shpenzuese”
  • Dhjetor 2009 – pjesëmarrje në seminar me temë “Veprat penale lidhur me keqpërdorimin seksual dhe dhuna ndaj fëmijëve”.
  • Dhjetor 2009 – pjesëmarrje në seminar me temë “Karakteristikat themelore të veprave penale, kriminelit kompjuterik dhe problemet gjatë njohjes së tij”.
  • Nga 2005 – 2007 pjesëmarrje në seminar për të drejtën penale.
  • Nga 1994 – 2005 pjesëmarrje në seminare të sferave të ndryshme.

 

Gjyqtar Dr. Mirjana Llazarova Trajkovska

Gjyqtar Dr. Mirjana Llazarova Trajkovska

Emër:
Dr. Mirjana Llazarova Trajkovska
Vit përzgjedhja:
2020
Sfera e punës:
Sektorin e veprave penale, Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm - Kryetare e Sektorit dhe Sektorin e praktikës gjyqësore

Arsim:

Ka diplomuar në Fakultetin juridik, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, (1986), e ka dhënë provimin e Jurisprudencës (1992), Magjistër i drejtësisë (2007), dhe Doktor i shkencave juridike, Fakultetin juridik, Universitetin në Lubjanë, R. e Sllovenisë (2012).

Flet anglisht, frëngjisht dhe shumë gjuhë sllovene.

Përvoja e punës:

1988-1999 ka punuar në shumë vende pune në MPB të RM që kanë të bëjnë me përfaqësimin para gjykatave kompetente në procedurat civile dhe penale si dhe në shumë vende pune, ku ka punuar në procedura administrative.

1999-2001 Ndihmës Ministër i çështjeve administrative pranë MPB të Republikës së Maqedonisë.

2001-2003 Udhëheqës i Drejtorisë së të drejtave të njeriut pranë Ministrisë së punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë.

2002-2003 Kryetar i Komisionit shtetëror zgjedhor të Republikës së Maqedonisë.

2003-2008 Gjyqtar në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.

Nga nëntori 2015 – shkurt 2017 Kryetar i Seksionit të Parë në GJEDNJ -Strasburg.

Nga shkurti 2008 – shkurt 2017, Gjyqtar, Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, (GJEDNJ).

Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me nr.09-289/1 nga 07.2.2020 përzgjidhet gjyqtar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Publikime dhe aktivitete:

1995-2006 Anëtarë i Komitetit të ekspertëve të shtetësisë (SJ-NA), dhe anëtarë i grupit punues përgjegjës për përgatitjen e Konventës Evropiane të shtetësisë (SJ-NA-GT) dhe ekspert i Këshillit të Evropës në tri mbledhje regjionale të ekspertëve lidhur me ligjvënien e shtetësisë në vendet anëtare të Marrëveshjeve të Dejtonit (1996).

2001-2003 Anëtarë i Komitetit drejtues për të drejtat e njeriut pranë Këshillit të Evropës dhe të Komitetit për përmirësimin e procedurave gjyqësore dhe administrative, Këshilli i Evropës.

2004-2008 Anëtarë i Komisionit të Evropës për demokraci përmes drejtësisë (Komisioni i Venezuelës), ndërsa nga 2006-2008 Zëvendës Kryetar i Këshillit të zgjedhjeve demokratike.

2018 Këshilltar juridik i Komisionit të Venezuelës dhe PS të Këshillit të Evropës për zgjedhjet për kryetarë në Malin e Zi dhe në Turqi dhe për zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë dhe Hercegovinë; Shef i Misionit të OSBE ODIHR për vlerësimin e zgjedhjeve parlamentare në Estoni (2007); Anëtarë i misionit të OSBE ODIHR për vlerësimin e zgjedhjeve të Kongresit dhe Senatit në SHBA (2006).

Nga 2017 ka ligjëruar në shumë universitete të huaja (Emori Universitet, në Fakultetin juridik, në Atlante SHBA, 2018; Universitetin Renmin në Pekin 2018; në Fakultetin juridik të Universitetit në Birmingem, në Britani të Madhe, 2017; në Fakultetin juridik pranë Universitetit Katolik në Lile, Francë, 2017).

Nga 2017 deri më 2020, ka trajnuar gjyqtarë nga vendet anëtare të Unionit Evropian, si dhe nga vendet e Evropës Qendrore dhe lindore lidhur me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, dhe është angazhuar si ekspert i Këshillit të Evropës, Komisionit të Venezuelës (Komisioni të demokracisë përmes drejtësisë), AIRE Qendër nga Londra, OSBE.

Ka botuar shumë publikime, tekste dhe analiza nga sfera e të drejtës njerëzore, e drejta kushtetuese dhe e drejta zgjedhore.

 

 

Gjyqtar Mr. Safet Kadrii

Gjyqtar Mr. Safet Kadrii

Emër:
Mr. Safet Kadrii
Vit përzgjedhja:
2020
Sfera e punës:
Sektorin e veprave penale, Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm dhe Këshillin e specializuar

Arsim:

Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Prishtinë më 9.6.1990.

Më 20.2.2001 e ka dhënë provimin e jurisprudencës në Shkup.

Më 10.7.2008 ka marrë titullin magjistër në Fakultetin juridik në Prishtinë, dega juridiko – penale me punim të magjistraturës me temë “Parimi i ligjshmërisë në të drejtën penale”.

Përvoja e punës:

Në periudhën nga 10.7.1990 deri më 31.12.1992 ka punuar si sekretar i kooperativës bujqësore “Vëllazërimi” në fshatin Zhelinë, Tetovë.

Në periudhën nga 1.1.1993 deri më 31.1.1996 ka qenë drejtor i DOO “Agrostrimnica”, Tetovë.

Nga 22.7.1996 deri më 24.9.2000 ka punuar si ndihmës drejtor në Shërbimin e çështjeve të përbashkëta dhe të përgjithshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Shkup.

Nga 18.8.1999 ka qenë zëvendës anëtarë në Komisionin shtetëror zgjedhor, Shkup.

Nga 12.6.2001 deri më 31.10.2003 ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e drejtësisë të Republikës së Maqedonisë.

Nga 1.11.2003 ka punuar si këshilltarë shtetëror në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, kurse gjatë viteve 2005 dhe 2006 ka qenë zëdhënës i Gjykatës.

Më 25.6.2009 përzgjidhet gjyqtarë në Gjykatën e apelit me vendim për zgjedhje me nr.07-1492/1 nga 25.6.2009 dhe vepron sipas lëndëve të materies penale, është anëtarë i Këshillit penal në Gjykatën dhe është caktuar të jetë zëvendës i Kryetarit të Gjykatës në mungesë të tij.

Gjyqtari është person përgjegjës për marrëdhënie me publikun për çështje që kanë të bëjnë me lëndë nga sfera penale.

Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me nr.09-290/1 nga 07.02.2020 përzgjidhet gjyqtarë i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  

Publikime dhe aktivitete:

Ka certifikatë për pjesëmarrje me sukses në IFES Qëndrime studentore në Shqipëri, 21-27 qershor 2001 – të lëshuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe USAID;

Ka certifikatë për mbarimin me sukses të Qëndrimit studentor për procesin zgjedhor në Republikën e Shqipërisë – të lëshuar nga Fondacioni ndërkombëtar i Sistemeve Zgjedhore (IFES).

Gjyqtar Anita Boshkovska

Gjyqtar Anita Boshkovska

Emër:
Anita Boshkovska
Vit përzgjedhja:
2023
Sfera e punës:
Sektorin e veprave civile dhe Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm

Gjyqtar Mr. Katerina Georgievska

Gjyqtar Mr. Katerina Georgievska

Emër:
Mr. Katerina Georgievska
Vit përzgjedhja:
2023
Sfera e punës:
Sektorin e veprave civile

E parë<1>E fundit

Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_

Të rejat e fundit


Të gjitha lajmet