Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
RENDI I DITËS
1. Miratimi dhe aprovimi i tekstit përfundimtar të Rregullores së punës së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
2. Diskutimi i iniciativës për miratimin e mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Fondi për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes avokatit Angell Shoptrajanov dhe avokatit Nikolla Shoptrajanov nga Shkupi.
3. Diskutimi i referatit për shkresën e parashtruar nga Ndërmarrja publike për veprimtari komunale “Komunalec” Kërçovë.
4. Dhënia e mendimit me kërkesë të Kryetarit të Gjykatës së Apelit Shtip për sistemimin e gjyqtarëve nga një sektor në tjetër.
5. Mendimi për Orarin vjetor të punës së gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për vitin 2022.
6. Dhënia e mendimit me kërkesë të Kryetarit të Gjykatës Themelore Veles për sistemimin e gjyqtarëve nga një sektor në tjetër.
Në Seancën e përgjithshme:
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, e miratoi tekstin përfundimtar dhe e aprovoi Rregulloren e punës së Gjykatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, nxori konkluzion se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për tu diskutuar për iniciativën, ngase nuk ekziston zbatim i ndryshëm i ligjit.
Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, nxori konkluzion se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk ka diskutuar e as nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Konkluzionin e nxjerrë nga ana e Gjykatave të apelit.
Lidhur me pikën e katërt dhe të gjashtë të rendit të ditës, dha mendim pozitiv për sistemimin e gjyqtarëve nga një sektor në tjetër.
Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, është marrë mendim nga gjyqtarët për Orarin vjetor të punës së gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për vitin 2022.