Njoftim për publikun
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim për publikun
Njoftim për opinionin
|
21 Sht 2020
UD Kryetar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mr. Faik Arsllani, më datë 18 shtator të vitit 2020, në lokalet e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Austrisë, N.E. Dr. Georg Vucas.
Në takim, u diskutua për reformat në sektorin e judikaturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut në suaza të procesit eurointegrues të shtetit tonë, si dhe për pozitën e gjyqtarëve dhe zbatimin e Ligjit për buxhetin gjyqësor.
Në takim, po ashtu u bisedua për pozitën e gjyqësisë sa i përket pushtetit ligjvënës dhe ekzekutiv, nga aspekti i krijimit të kushteve për pavarësinë e plotë të kuadrit dhe financave të gjyqësisë me ç’rast edhe angazhohet Gjykata supreme në bashkëpunim me Këshillin gjyqësor të RMV.
Në diskutim u parashtrua edhe çështja e pastrimit të gjyqësisë respektivisht të modaliteteve të mundshme për veting të paralajmëruar të gjyqtarëve, si dhe për çështje aktuale të tjera që janë me kuptim për gjyqësinë.