Njoftim për seancën publike lidhur me ankesën kundër masës së paraburgimit në lëndën për vrasjen e Vanja Gjorçevska
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim për seancën publike lidhur me ankesën kundër masës së paraburgimit në lëndën për vrasjen e Vanja Gjorçevska
Njoftim për opinionin
|
12 Mar 2024
Seancë publike lidhur me ankesën kundër masës së paraburgimit në lëndën për vrasjen e Vanja Gjorçevska
Në lëndën penale të njohur si “Vrasja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska”, në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është formuar lëndë VKZH1-11/24, sipas ankesës së të dyshuarit A. GJ., të deklaruar kundër aktvendimit për vazhdimin e masës së paraburgimit.
Këshilli i veprave penale, të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke vepruar me propozimin e të dyshuarit, të theksuar në ankesën e deklaruar përmes mbrojtësit Vlladimir Tufekxhiq, avokat nga Shkupi, caktoi seancë publike për më 13.03.2024, me fillim në orën 12,00, në sallën e gjykimit në katin e parë të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.