Takimi punues i Kryetares së Gjykatës Supreme dhe Kryetarit të UPOZ
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takimi punues i Kryetares së Gjykatës Supreme dhe Kryetarit të UPOZ
Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe Sekretari gjeneral i UPOZ, Bojan Tripunoski, kryetarja e Organizatës sindikale pranë Gjykatës së Apelit Shkup, Liljana Zafirova dhe kryetari i Organizatës sindikale pranë Gjykatës Themelore Veles, Goranço Çollakov.
Në këtë takim, u diskutuan problemet aktuale me të cilat përballen të punësuarit e gjykatave, me theks të veçantë të statusit të punësuarve dhe lartësinë e rrogave. Si zgjidhje e këtij problemi shumëvjeçar u theksua mundësia për intervenimin në tekstin e ri të Ligjit për nëpunësit gjyqësor, që në këtë moment është në fazë të përgatitjes nga grupet punuese.
Kryetarja e Gjykatës Supreme, tha se do të angazhohet në kuadër të autorizimeve të saj që në afat më të shpejtë të zgjidhen këto probleme, duke theksuar se të punësuarit në gjykatat çdoherë mund të konsiderojnë në përkrahjen e saj.