Qëndrimi parimor i Gjykatës Supreme për publikimin e vendimeve të pa plotfuqishme gjyqësore të vërejtur në Departamentin e Shtetit
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Qëndrimi parimor i Gjykatës Supreme për publikimin e vendimeve të pa plotfuqishme gjyqësore të vërejtur në Departamentin e Shtetit
Në Raportin theksohet se, me Qëndrimin parimor të Gjykatës Supreme si reaksion për transparencë të përparuar të gjyqësorit, këshillohen gjykatat më të ulëta që t’i publikojnë jo vetëm vendimet e plotfuqishme gjyqësore, por edhe vendimet e pa plotfuqishme gjyqësore, sidomos në rastet kur bëhet fjalë për lëndë me interes publik.
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qëndrimin parimor për publikimin e vendimeve të miratuara në ueb faqet e gjykatave, e miratoi më 21.12.2022.
„Gjykatat, vendimet (aktgjykimet dhe aktvendimet) e miratuara që nuk janë të plotfuqishme dhe që kanë të bëjnë me lëndë me interes publik t’i publikojnë në ueb faqen e gjykatës”, përcakton Qëndrimi parimor.
Qëndrimi parimor, në Seancën e përgjithshme u propozua nga kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, e cila sqaroi se arritja në vendimet gjyqësore është sidomos e rëndësishme për publikun në përgjithësi dhe atë profesional dhe për plotësimin e qëllimeve të transparencës.