Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi vizitë në gjykatat themelore Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Kratovë [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi vizitë në gjykatat themelore Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Kratovë

Evenimente, Risi  |  10 Kor 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, realizoi takim në gjykatat themelore Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Kratovë.

Kryetarja Ademi, realizoi takim me kryetaren e Gjykatës Themelore Kumanovë, Snezhana Manev, me gjyqtaren e Gjykatës Themelore Kriva Pallankë, Lloza Ilievska dhe me gjyqtaren e Gjykatës Themelore Kratovë Ruzhica Zdravkovska.

      

Në këto vizita pune, u bisedua për disa çështje të rëndësishme mbi punën dhe funksionimin e gjykatave, sidomos mbi çështjet që kanë të bëjnë me pavarësinë financiare, sigurimin e kuadrit të gjyqtarëve dhe atë profesional, përditësimin dhe efikasitetin, realizimin e projekteve dhe investimeve kapitale, mirëmbajtjen e ndërtesave gjyqësore, qasjen e qytetarëve, çiltërsinë dhe transparencën, arkivimin e lëndëve, përdorimin e teknologjisë informatike dhe nevojën për bashkëpunimin e vazhdueshëm të gjykatave.

Kryetarja Ademi, në këto takime tha se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjykatat më të ulëta duhet të kenë bashkëpunim më të madh dhe të vazhdueshëm si kontribut i rëndësishëm në realizimin e angazhimeve të përbashkëta.  


 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_