Njoftim për publikun
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim për publikun
Njoftim për opinionin
|
29 Nën 2021
Këshilli për vendimmarrjen e ankesave pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme shqyrtoi me rastin e ankesës së Suzana Zdraveva, gjyqtare e Gjykatës së Apelit Shtip, të deklaruar kundër vendimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 10-39/25 të datës 26.07.2021, për shkarkimin e saj nga funksioni i gjyqtares.
Në seancën e njëjtë, Këshilli për vendimmarrjen e ankesave miratoi vendim për lëndën OSZH.nr.8/2021, me të cilin ankesën e ankueses e aprovoi, kurse aktvendimin e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.10-39/25 të datës 26.07.2021 lidhur me Suzana Zdraveva, gjyqtare e Gjykatës së Apelit Shtip e abrogoi dhe në atë pjesë lëndën e ktheu në ri procedim.