Njoftim për mbajtjen e seancës së Sektorit të veprave penale [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim për mbajtjen e seancës së Sektorit të veprave penale

Njoftim për opinionin  |  25 Jan 2022
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbajë seancë të Sektorit të veprave penale më 31.01.2022 (e hënë), me fillim në ora 12,00, me këtë propozim:

REND DITE

 

1. Aprovimi i procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave penale të datës 07.12.2021.

2. Diskutim dhe analiza e lëndëve në sektorin penal nga aspekti i marrjes në pyetje të dëshmitarëve në procedurat penale dhe përjashtimi i publikut (Boshkoski kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, A.nr.71034/13 të datës 04 qershor 2020, përfundimtare më 04 shtator 2020; Janevski kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, A.nr.39259/15 të datës 19 nëntor 2020, përfundimtare më 19 nëntor 2020; si dhe aktgjykimi Papadakis kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, A.nr.50254/07 të datës 26 shkurt 2013, përfundimtare më 26 maj 2013).

3. Kërkesë për miratim të mendimit juridik mbi përgjigje të dorëzuar nga Prokuroria Publike e RMV, KOZ.nr.46/21 të datës 08.06.2021, lidhur me aktvendime të miratuara të Gjykatës Themelore Penale Shkup për shpenzime sipas nenit 102 paragrafi 4 dhe neni 105 të LPP dhe AT.

4. Kërkesë për miratim të mendimit juridik nga Gjykata Themelore Penale Shkup – Sektori penal për të rritur mbi çështjet: 1.”Cili është kualifikimi juridik kur drejtohet me pistoletë sinjalizuese të zëshme, ose me armë të rrezikshme ose me armë NN?” 2.” Si të veprojë gjykata e shkallës së parë kur për ngjarjen juridiko – penale bëhet fjalë për një kualifikim tjetër juridik për një vepër të caktuar penale, kur gjykata nuk është е detyruar për vlerësimin juridik të veprës?”

5. Kërkesë për miratim të mendimit juridik nga Gjykata Themelore Penale Shkup – Sektori për kundërvajtje mbi çështjen: ”Kush është kompetente që të vendos mbi ankesë të aktvendimit të posaçëm për shpenzimet në procedurën për kundërvajtje?”

6. Kërkesë për miratim të mendimit juridik nga Gjykata Themelore Penale Shkup – Sektori penal për të rritur mbi çështjen: ”Cila gjykatë është kompetente të veprojë mbi kërkesë për shlyerjen e dënimit?”

7. Kërkesë për mbajtjen e takimit punues lidhur me zbatimin e nenit 88 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit për automjetet dhe dispozitat e Ligjit për kundërvajtje kur personi përgjegjës në personin juridik të huaj është shtetas maqedonas, të parashtruar nga MPB – Sektori për kundërvajtje – Sektori për kundërvajtje – për rajonin e territorit të RMV.

8. Diskutim mbi konkluzion të nxjerrë në Takimin punues të përfaqësuesve të gjykatave të apelit dhe Gjykatës Supreme të RMV, për harmonizimin e praktikës gjyqësore në muajin tetor 2021, se afati prej 30 ditësh për parashtrim të kërkesës për ngritjen e procedurës për kundërvajtje nga neni 87 paragrafi 4 të Ligjit për kundërvajtje është afat instruktiv.

9. Diskutim mbi çështjen juridike të Gjykatës së Apelit Manastir. “Nëse dita kur personi i akuzuar është vendosur në paraburgim ekstradues në një shtet tjetër me Fletarrestim ndërkombëtar të lëshuar më parë nga një gjykatë maqedonase, konsiderohet si ditë kur fillon ekzekutimi i dënimit me burgim dhe nga ajo ditë konstatohet nëse ka ndodhur parashkrimi absolut i ekzekutimit të dënimit me burgim, sipas nenit 111 paragrafi 5 të KP.

10. Iniciativë për miratim të mendimit juridik lidhur me nenin 52 paragrafi 4 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, për mendim të shprehur të Kryetarit të Komunës së këshillit.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_