Njoftim mbi Aktgjykimin e miratuar për lëndën “Dhoma publike”
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim mbi Aktgjykimin e miratuar për lëndën “Dhoma publike”
Risi
|
30 Mar 2023
Këshilli i veprave penale pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur më 29.03.2023 vendosi mbi kërkesat e parashtruara për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm të lëndës së njohur në publik si “Dhoma publike”.
Këshilli i veprave penale pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi Aktgjykim Kvp2.nr.23/2023, me të cilin kërkesat për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm, të Gjykatës Themelore Penale Shkup K.nr.1851/21 të datës 11.03.2022 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit Shkup KZH.nr.588/22 të datës 24.11.2022, i refuzoi si të pabaza.