Takim i Kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetarit të Gjykatës Themelore Penale Shkup
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takim i Kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetarit të Gjykatës Themelore Penale Shkup
Njoftim për opinionin
|
12 Jan 2022
Sot në hapësirat e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u realizua takim pune midis Kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Besa Ademi, Zëvendëses së Kryetares dhe Kryetare e Sektorit të veprave penale gjyqtarja Cvetanka Periq, me UD Kryetarin e Gjykatës Themelore Penale Shkup Ivan Xholev.
Në këtë takim, u bisedua për situatën aktuale në Gjykatën penale, për udhëheqjen efikase të procedurave penale dhe për tejkalimin e problemeve me lëndët e vjetra.
U bisedua edhe për ndryshimet e Ligjit për procedurë penale, që pritet pozitivisht të ndikojnë në aspektin e azhurnimit të procedurave.
Gjatë këtij takimi, u bisedua veçanërisht në aspektin e përshpejtimit të procedurave mbi lëndët e iniciuara nga ana e Prokurorisë Speciale Publike dhe sapo të krijohen kushte të përfundohen.
Në fund, bashkëbiseduesit e konstatuan mbështetjen maksimale, të cilën Gjykata Supreme ia jep Gjykatës Themelore Penale, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të Kryetarëve të dy gjykatave në kuadër të administratës gjyqësore.