Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi qëndrim parimor për akreditimet e mediave në lëndët civile me interes publik [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi qëndrim parimor për akreditimet e mediave në lëndët civile me interes publik

Risi, Njoftim për opinionin  |  12 Kor 2024
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Seancën e përgjithshme miratoi qëndrim parimor për akreditimet e mediave në lëndët civile me interes publik.

    

 

Seanca e përgjithshme e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut përcaktoi se gjatë dhënies së lejes për incizim ose fotografim të një lënde konkrete civile me interes publik, duhet t’i kushtohet vëmendje interesit dhe besimit të publikut, në përputhje me nenin 6 dhe nenin 10 nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si gjyqtare referuese e Iniciativës konkrete për miratimin e qëndrimit parimor dhe propozuese e qëndrimit parimor, theksoi se në praktikën gjyqësore ekzistojnë lëndë civile, përkatësisht udhëhiqen procedura kontestimore për të cilat ka interes të shprehur nga publiku dhe paraqesin lëndë me interes të veçantë publik, në përputhje me transparencën dhe parimet kushtetuese dhe ligjore, si dhe në përputhje me principet e Konventës Evropiane për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Në këtë drejtim, Seanca e përgjithshme arriti në përfundim se miratimi i qëndrimit parimor është në drejtim të angazhimeve për gjyqësor të hapur që ka kuptim të pashmangshëm në kthimin e besimit te publiku, zbatimin e praktikës dhe standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në përputhje me parimin e publikut në procedurat gjyqësore si parim i garantuar me Kushtetutë.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_