Gjykatësit suprem mbajtën takim pune për Rregulloren e re
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Gjykatësit suprem mbajtën takim pune për Rregulloren e re
Gjykata supreme e RMV, mbajti takim tre ditor pune të gjyqtarëve lidhur me Propozim – Rregulloren e re të Gjykatës supreme. Pas 23 viteve, Gjykata supreme do të miratojë Rregullore të re, akt me të cilin rregullohen organizimi dhe puna e gjykatës më të lartë në shtet.
Gjyqtarët e Gjykatës supreme, në takimin punues patën diskutim të frytshëm ku këmbyen mendime për dispozitat e Rregullores, dhe në drejtim të përputhshmërisë me vendimet e reja ligjore dhe proceset reformuese.
Më konkretisht, me këtë akt veçanërisht të rëndësishëm për punën e Gjykatës, rregullohet organizimi i Gjykatës supreme, mënyra e punës së kryetarit të gjykatës, këshillat gjyqësorë, sektorët gjyqësorë, seanca e përbashkët e sektorëve gjyqësorë, seanca e gjyqtarëve dhe seanca e përgjithshme.
Po ashtu, Rregullorja ka për qëllim të sigurojë realizimin e funksionit në kohë të duhur në mënyrë ligjore, të pavarur, të paanshme dhe efikase. Njëkohësisht, me Rregulloren sigurohet edhe realizimi i të drejtave dhe obligimeve të palëve, pavarësisht pozitës dhe cilësisë së tyre.
Kjo ngjarje, e dedikuar për Rregulloren e re të Gjykatës supreme u mbajt me mbështetjen e Ambasadës së Britanisë në Shkup përmes Qendrës për hulumtime dhe analiza juridike.