Mos sigurimi i mjeteve të përcaktuara me ligj për gjyqësorin është në kundërshtim me pavarësinë e tij kushtetuese dhe ligjore
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Mos sigurimi i mjeteve të përcaktuara me ligj për gjyqësorin është në kundërshtim me pavarësinë e tij kushtetuese dhe ligjore
Sipas raporteve të revizorit, mjetet që ndahen për financimin e Pushtetit gjyqësor për vitin 2022 janë madje për 63% më pak nga limiti i përcaktuar ligjor, përkatësisht në vend të 0,8% të PDB-së, për gjyqësorin janë dedikuar vetëm 0,3%.
Ligji për buxhetin gjyqësor përcakton se me buxhetin gjyqësor sigurohet financim i qëndrueshëm, i balancuar dhe adekuat i pushtetit gjyqësor, me synimin për të siguruar autonominë dhe pavarësinë kushtetuese dhe ligjore.
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, thekson se deri më sot nuk është përmbushur obligimi ligjor që të sigurohet 0,8 për qind nga PDB-ja për gjyqësorin dhe në atë drejtim tregon për detyrën dhe nevojën për respektimin e vazhdueshëm të Ligjit për buxhetin gjyqësor.
“Sigurimi i mjeteve të përcaktuara ligjore për punën e gjyqësorit paraqet një nga faktorët kryesorë për pavarësinë e pushtetit gjyqësor që është një nga tre pushtetet në shtet. Krijimi dhe realizimi i buxhetit gjyqësor duhet të jetë në përputhje me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve dhe në përputhje me rregullat që e garantojnë pavarësinë financiare, ligjore dhe funksionare të gjyqësorit”, thekson kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi.