Njoftim për mbajtjen e seancës publike për lëndën VKZH1-29/24
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim për mbajtjen e seancës publike për lëndën VKZH1-29/24
Njoftim për opinionin
|
11 Qer 2024
Seancë publike për lëndën VKZH1-29/24
Në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është formuar lëndë VKZH1-29/24, sipas ankesës së të akuzuarit S.A., të deklaruar kundër aktvendimit për vazhdimin e masës së paraburgimit, në lëndën penale, që udhëhiqet kundër të akuzuarit për arsye të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, nga neni 215 paragrafi (3) në lidhje me paragrafin (1) të Kodit Penal.
Seanca publike do të mbahet më 12.06.2024 (e mërkurë), duke filluar në orën 10,00 në sallën e gjykimit, në katin e parë të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.