Ademi: Ne po i afrohemi standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe po punojmë për të rikthyer besimin në gjyqësor
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Ademi: Ne po i afrohemi standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe po punojmë për të rikthyer besimin në gjyqësor
“Po punojmë shumë për të ndryshuar perceptimin e gjyqësorit. Jemi të vetëdijshëm si gjyqtarë për gjendjen e tillë, por për ne ajo paraqet një sfidë të madhe. Ky është një proces jashtëzakonisht i komplikuar, për të cilin nevojitet një qasje serioze dhe pikërisht për këtë arsye vëmë theksin në transparencën dhe unifikimin e praktikës gjyqësore. Jemi të inkurajuar nga qëndrimi i kryetarit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Robert Spano, i cili gjatë një vizite në Gjykatën Supreme theksoi se reformat gjyqësore dhe Gjykata Supreme janë duke lëvizur në drejtimin e duhur”, tha Ademi.
Lidhur me transparencën, Ademi theksoi se në periudhën e ardhshme me rëndësi të veçantë do të jetë themelimi i Këshillit të Hapur Gjyqësor, që nënkupton një qasje të ndryshme të publikut si pjesë e rëndësishme e rikthimit të besimit në gjyqësor.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun në vazhdim