Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim për opinionin  |  25 Shk 2022
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 24.02.2022 (e enjte), mbajti Seancë të përgjithshme elektronike përmes platformës ZOOM, në të cilën u propozua dhe u pranua:

                                                                   RENDI I DITËS 

1. Diskutimi dhe miratimi për plotësimin e Qëndrimit parimor të datës 28.04.2021.

2. Diskutimi mbi iniciativë për miratim të qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Avokatura shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

3. Diskutimi mbi iniciativë për miratim të qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga avokati Nigjail Merxhanoski nga Struga.

4. Dhënia e mendimit me kërkesë të Kryetarit të Gjykatës Themelore Kumanovë për sistemimin e një gjyqtari nga një sektor në tjetër.

5. Vendimmarrja për kundërshtimin e një gjyqtari të Gjykatës së Apelit Shtip, të deklaruar kundër Ndryshimeve dhe plotësimeve të Raportit vjetor të punës së Gjyqtarëve në vitin 2022, të miratuara nga Kryetari i Gjykatës së Apelit Shtip.

6.  Vendimmarrja për kundërshtimin e një gjyqtari të Gjykatës së Apelit Shtip, të deklaruar kundër Ndryshimeve dhe plotësimeve të Orarit vjetor të punës së Gjyqtarëve në vitin 2022, të miratuara nga Kryetari i Gjykatës së Apelit Shtip.

Seanca e përgjithshme,

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, miratoi plotësimin e Qëndrimit parimor të datës 28.04.2021.

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, nxori konkluzion me të cilin hidhet poshtë iniciativa, ngase nuk është parashtruar nga një subjekt i autorizuar në përputhje me nenin 37 paragrafi (1) nën paragrafi (1) të Ligjit për gjykatat.

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, nxori konkluzion sepse nuk janë plotësuar kushtet ligjore që të miratohet qëndrim parimor dhe mendim juridik parimor.

Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, u dha mendim pozitiv për sistemimin e një gjyqtari nga një sektor në tjetër.

Lidhur me pikën e pestë dhe të gjashtë të rendit të ditës, miratoi aktvendim me të cilin i pranoi kundërshtimet e theksuara.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_