Njoftim për mbajtjen e Seancës së përgjithshme, të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim për mbajtjen e Seancës së përgjithshme, të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
RENDI I DITËS
1. Shqyrtimi i referatit me iniciativë të avokatit Jane Jakovski nga Prilepi, për konstatimin e qëndrimit parimor dhe të mendimit juridik parimor, ndërsa me konkluzion të nxjerrë nga Sektori i praktikës gjyqësore.
2. Shqyrtimi i njoftimit për sigurimin e barazisë në zbatimin e ligjeve, me iniciativë të avokates Marija Stefanovska nga Shkupi,
3. Shqyrtimi i njoftimit për sigurimin e barazisë në zbatimin e ligjeve, me iniciativë të avokates Andrijana Damjanovska nga Kërçova,
4. Shqyrtimi i referatit për kërkesën e unifikimit të praktikës gjyqësore nga Valentina Milloshevska nga fshati Staro Sellë, Komuna e Jegunovcit – Tetovë.
5. Shqyrtimi i referatit me iniciativë të Shoqatës së avokatëve LLAZOV BADEVA AVOKATË Shkup, për unifikimin e praktikës gjyqësore.
6. Shqyrtimi i referatit me iniciativë për miratim të mendimit juridik parimor nga Seanca e gjyqtarëve të Gjykatës themelore Veles.
7. Shqyrtimi i referatit me iniciativë të avokates Snezhana Stankoviq nga Shkupi për konstatim të qëndrimit parimor dhe të mendimit juridik parimor.
8. Shqyrtimi i referatit me iniciativë për miratimin e mendimit juridik parimor nga avokatja Marika Dimitrovska nga Shkupi.
9. Shqyrtimi i njoftimit me iniciativë për konstatim të qëndrimit parimor nga avokati Petar Përçevski nga Manastiri.
10. Shqyrtimi i referatit me iniciativë për miratim të mendimit juridik parimor nga Ndërmarrja publike për veprimtari komunale “Komunalec” Kërçovë.