Takim me Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takim me Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Njoftim për opinionin
|
20 Dhj 2019
UD Kryetari i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, m-r Faik Arsllani, në lokalet e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 18 dhjetor 2019, zhvilloi takim me E.S. znj. Rejçell Gallovej, Ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ambasadën Britanike dhe mundësitë për përparimin e të njëjtës edhe në të ardhmen, gjatë së cilës UD m-r Faik Arsllani shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme. Bashkëbiseduesit, këmbyen mendime për rolin e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e reformave në pjesën e jurisprudencës, por edhe nevojën e përmirësimit të kapaciteteve të Gjykatës me kuadër të gjyqtarëve dhe me kuadër administrativo-profesionale, për tu siguruar kushte për realizimin pa pengesë dhe me kohë të detyrave kompetente të Gjykatës.
Takimi përfundoi me shprehje mirënjohjeje nga të dyja palët.