Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
R E N D I I D I T Ë S
1. Diskutimi mbi Iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Snezhana Stankoviq, avokate nga Shkupi.
2. Diskutimi mbi çështjen juridike „Nëse afati prej 30 ditësh për parashtrimin e ngritjes së procedurës për kundërvajtje sipas nenit 83 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr.96 të datës 17.05.2019) është afat përfundimtar dhe si pasojë ka hedhjen poshtë të kërkesës pas skadimit të atij afati ose ai afat është vetëm instruktiv dhe i dedikohet parashtruesit që më shpejt, më me përditësim dhe në afat të arsyeshëm t’i parashtrojë kërkesat për kundërvajtje drejtuar organeve kompetente”.
Seanca e përgjithshme:
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, nxori konkluzion me të cilin Iniciativa e parashtruar nga Snezhana Stankoviq, avokate nga Shkupi, për miratimin e mendimit juridik parimor, nuk aprovohet.
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, diskutimi mbi çështjen juridike do të vazhdojë në Seancë të përgjithshme të ardhshme.
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut