Njoftim për mbajtjen e seancës të Sektorit të veprave civile [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim për mbajtjen e seancës të Sektorit të veprave civile

Risi  |  28 Maj 2024
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbajë seancë të Sektorit të veprave civile, më 30.05.2024 (e enjte), duke filluar në orën 13,00, me këtë propozim:

 

 

R E N D    D I T E

 

1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 30.04.2024;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin mars 2024;

3. Shqyrtimi i Konkluzionit të Sektorit të praktikës gjyqësore SP3-4/24-1 të datës 22.04.2024, për unifikimin e praktikës gjyqësore mbi çështjen gjyqësore për llojin e kamatës kur detyrimi i kontestit është shprehur ose përcaktuar në valutë të huaj në kundërvlerë të denarit llogaritur sipas kursit të mesëm të BPRMV, që vlen në ditën e pagesës;

4. Diskutimi mbi kërkesën e Nikollço Atanasovski, avokat nga Dellçeva, për revidimin dhe përfundimin e mendimit veç më të miratuar juridik nga Sektori i veprave civile lidhur me çështjet juridike nëse kreditori duhet të marrë pjesë aktive në procedurën e përcaktuar me nenin 218 të Ligjit për përmbarim, nëse në procedurën për çdo kreditor debitori duhet të paraqes kërkesë të veçantë për kufizim dhe vallë nëse nuk paraqet kërkesë ato urdhëresa duhet të zbatohen dhe të marrin prioritet në kuptim të nenit 209 paragrafi 3 të Ligjit për përmbarim (nëse me ligj nuk është përcaktuar ndryshe), si veprohet në rastin kur debitori ka llogari në disa banka, nëse merret parasysh se nuk ka sistem që ato të kontrollohen në mes vete dhe sa kohë mund të zgjasë ai kufizim dhe në cilën shumë, duke menduar një shumë të caktuar të shprehur në përqindje;

5. Shqyrtimi i iniciativës së Natasha Filipovska, avokate nga Shkupi, për miratim të mendimit juridik;

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_