Njoftim nga Seanca e mbajtur e përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga Seanca e mbajtur e përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
R E N D D I T E
1. Diskutimi mbi miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Ollga Içevska dhe Vera Stevkovska, që të dyja nga Shkupi.
2. Diskutimi mbi Iniciativën për miratimin e mendimit juridik parimor për përshtatjen përkatësisht unifikimin e praktikës gjyqësore në kuadër të Sektorit tregtar në Gjykatën e Apelit Shkup, të parashtruar nga Shoqëria e avokatëve BONA FIDE nga Shkupi.
3. Diskutimi mbi Iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Mr. Aleksandar Novakoski, avokat nga Shkupi.
4. Vendimmarrja mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, të parashtruar nga Sashe Mitev nga Shtipi, kundër aktgjykimit të Gjykatës Administrative U–1.nr.141/2022 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Lartë Administrative UZH-2.nr.19/23.
5. Zgjedhja e një anëtari të Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga veprat penale me dhunë, me kërkesë të dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë – Sektori i gjyqësorit.
Seanca e përgjithshme:
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, nxori Konkluzion me të cilin Iniciativa për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Ollga Içevska dhe Vera Stevkovska, që të dyja nga Shkupi, nuk aprovohet.
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, nxori Konkluzion, me të cilin Iniciativa për miratimin e mendimit juridik parimor për përshtatjen përkatësisht unifikimin e praktikës gjyqësore në kuadër të Sektorit tregtar në Gjykatën e Apelit Shkup, të parashtruar nga Shoqëria e avokatëve BONA FIDE nga Shkupi, nuk aprovohet.
Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, nxori Konkluzion, me të cilin Iniciativa për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Mr. Aleksandar Novakoski, avokat nga Shkupi, është tërhequr nga parashtruesi dhe Iniciativa konsiderohet si e tërhequr.
Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, nxori Konkluzion, me të cilin kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë, të parashtruar nga Sashe Mitev nga Shtipi, kundër aktgjykimit të Gjykatës Administrative U–1.nr.141/2022 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Lartë Administrative UZH-2.nr.19/23, hidhet poshtë si e palejuar ngase është parashtruar nga parashtrues i paautorizuar.
Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, bëri zgjedhjen e një anëtari të Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga veprat penale me dhunë, me kërkesë të dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë – Sektori i gjyqësorit.
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut