Takim me ambasadorin e SHBA – ve, në Republikën e Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takim me ambasadorin e SHBA – ve, në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Risi
|
24 Jan 2020
UD Kryetari i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mr. Faik Arsllani, në lokalet e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 21 janar 2020, zhvilloi takim me ambasadorin e SHBA – ve, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ES Kejt Mari Brns, e cila shoqërohej nga znj. Dajana Palekvin, këshilltar politk dhe znj. Kristina Karanakova, analist politik.
Në takim u bisedua për situatat në gjyqësinë, përparimin e zbatimit të reformave dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut. UD Kryetari potencoi rëndësinë e mbështetjes që SHBA – të, vazhdimisht e sigurojnë me qëllim të përforcimit të kapaciteteve në gjyqësi.
Bashkëbiseduesit erdhën në përfundim se qëllimi i përbashkët është pavarësia, efikasiteti dhe kualiteti në punën e gjyqësisë dhe shprehën dëshirë për partneritet edhe më me sukses dhe bashkëpunim miqësor në të ardhmen.