Takim i Kryetares së Gjykatës Supreme të RMV me Shefin e sektorit ekonomik dhe politik të Ambasadës së SHBA
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takim i Kryetares së Gjykatës Supreme të RMV me Shefin e sektorit ekonomik dhe politik të Ambasadës së SHBA
Në këtë takim, morën pjesë edhe Zëvendësja e kryetares dhe kryetare e Sektorit të veprave penale gjyqtarja Cvetanka Periq dhe shefja e Kabinetit të kryetares Mr. Lidija Tanevska Jadrovska.
Kryetarja Ademi i prezantoi aktivitetet e gjykatës, në vitin e parë të kaluar nga mandati i saj si dhe aktivitetet e planifikuara në vitin e ri aktual lidhur me funksionimin dhe punën e gjykatës.
U potencua rëndësia për sigurimin e pavarësisë buxhetore dhe administrative dhe nevoja për plotësimin me pajisje të kuadrove me gjyqtarë, si dhe plotësimin e vendeve të zbrazura të punës në shërbimin gjyqësor në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe në gjykatat tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut e njoftoi Shefin e sektorit ekonomik dhe politik të Ambasadës së SHBA me Rregulloren e re të miratuar për punën e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në fund të takimit, u afirmuan angazhime të ndërsjella për sundimin e të drejtës dhe mundësimin e kushteve për funksionimin e gjyqësisë së pavarur dhe autonome.