Njoftim për publikun
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim për publikun
Në takim, u diskutua për reformat në sektorin e judikaturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me theks të Kapitullit 23: Judikatura dhe të drejtat fundamentale, si dhe për pozitën e gjyqtarëve dhe zbatimin e Ligjit për buxhetin gjyqësor.
Në takim, po ashtu u bisedua për angazhimet e Gjykatës supreme me mbështetje të Këshillit gjyqësor të RMV për krijimin e kushteve për gjyqësi plotësisht të pavarur, në kuptim të pavarësisë së plotë financiare dhe pavarësisë së plotë në zgjedhjen e personelit të tërësishëm nga ana e Këshillit gjyqësor.
Në diskutim u parashtrua edhe çështja e pastrimit të gjyqësisë respektivisht të modaliteteve të mundshme për veting të paralajmëruar të gjyqtarëve, si dhe për çështje aktuale të tjera që prekin gjyqësinë.