Gjykata Supreme publikoi Aktgjykimin e lëndës së njohur në publik si “Transportuesi”
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Gjykata Supreme publikoi Aktgjykimin e lëndës së njohur në publik si “Transportuesi”
Me Aktgjykimin, kërkesat e të akuzuarve V.T. dhe S.B., për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore Penale Shkup KOK nr.30/17 të datës 31.03.2020 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit Shkup KOKZH nr.70/20 të datës 08.04.2022, refuzohen si të pabaza, ndërsa kërkesa e të akuzuarit GJ.T. për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore Penale KOK nr.30/17 të datës 31.03.2020 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit Shkup KOKZH nr.70/20 të datës 08.04.2022, hidhet poshtë si e palejuar.
Lidhur me pretendimet për faljet e dhëna Gjykata Supreme konstaton se falja e dhënë nuk ka shkaktuar veprim juridik ngase është dhënë në bazë të nenit 11 të Ligjit për falje, dispozitë cila nuk ka qenë pjesë e rendit juridik, që do të thotë se i akuzuari asnjëherë edhe nuk ka fituar të drejtën të jetë i liruar nga ndjekja penale.
Gjithashtu, Gjykata Supreme konstaton se procedura në gjykatat më të ulëta si tërësi është zbatuar në pajtim me principet dhe garancitë e përfshira në nenin 6 nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Aktgjykimi në tërësi mund të shkarkohet në këtë link.