Kryetarja e Gjykatës Supreme me fjalim përshëndetës në ngjarjen solemne me rastin e Ditëve të Avokaturës Maqedonase [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme me fjalim përshëndetës në ngjarjen solemne me rastin e Ditëve të Avokaturës Maqedonase

Risi  |  5 Qer 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, pati fjalim në ngjarjen “Ditët e Avokaturës Maqedonase”, të organizuar nga Oda e avokatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga lufta e plejadës së juristëve dhe avokatëve për drejtësi dhe për të drejtat dhe liritë e njeriut, përmes Kartës për sistemin e gjykatave të rregullta popullore dhe Aktin me të cilin themelohet avokatura maqedonase, e deri më tani, avokatët dhe Oda e avokatëve qëndrojnë fuqishëm në mbrojtjen e sundimit të së drejtës. Avokatura është kategori kushtetuese, e definuar si shërbim i mëvetësishëm dhe i pavarur publik që ofron siguri juridike dhe bën autorizimin në përputhje me ligj. Mëvetësia dhe pavarësia e avokaturës si shërbim publik realizohet me kryerjen e pavarur dhe të lirë të veprimtarisë së avokaturës, zgjedhjen e lirë të avokatit dhe organizimin e avokatëve në Odën e avokatëve”, tha kryetarja Ademi.

Kryetarja e Gjykatës Supreme potencoi se sipas nenit 37 të Ligjit për gjykatat, Gjykata Supreme në Seancën e përgjithshme miraton qëndrime parimore dhe mendime juridike parimore mbi çështje për sigurimin unik në zbatimin e ligjeve, ndër të tjera, edhe për iniciativa të avokatëve.

Me këtë rast dua të theksoj se avokatët janë tepër aktiv në paraqitjen e iniciativave në Gjykatën Supreme. Iniciativat janë cilësore dhe me përmbajtje të përgatitura në mënyrë që përmes tyre hapen çështje thelbësore që kanë të bëjnë me praktikën gjyqësore dhe sigurimin unik në zbatimin e ligjeve. Gjithashtu, roli i avokatëve reflektohet edhe përmes korpusit të principeve për gjykim të drejtë, të cilat jo vetëm që paraqesin standarde evropiane dhe bashkëkohore, por edhe përfitime civilizuese”, theksoi kryetarja Ademi.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_