Gjykata Supreme e abrogoi aktvendimin e Gjykatës Penale mbi lëndën lidhur me ekstradimin e Blerim Ramadanit
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Gjykata Supreme e abrogoi aktvendimin e Gjykatës Penale mbi lëndën lidhur me ekstradimin e Blerim Ramadanit
“Këshilli penal i Njësisë për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, gjatë marrjes së vendimit me të cilin konstatoi se nuk janë të plotësuara supozimet ligjore për ekstradimin e personit të emëruar, nuk ka dhënë shkaqe të arsyetuara nga të cilat është udhëhequr kur ka pranuar se procedura e filluar në përputhje me nenin 75 paragrafi (1) të Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale, si procedurë e shkurtuar të udhëhiqet si procedurë e rregullt në përputhje me nenin 68 në lidhje me nenin 51 nga i njëjti ligj.
Marrja e vendimit dhe procedimit të këtillë të gjykatës së shkallës së parë sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut është i paqartë dhe i pakuptimtë, pa shkaqe të dhëna relevante nga të cilat është udhëhequr këshilli gjatë marrjes së vendimit të tij.
Gjatë ri procedimit, gjykata e shkallës së parë është e obliguar që ti merr parasysh sugjerimet e theksuara, si dhe dispozitat nga Ligji për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale dhe nga Konventa Evropiane për ekstradim me Protokollin shtesë të Parë dhe të Dytë në lidhje me Ligjin për ratifikimin e Protokollit shtesë të Tretë të Konventës Evropiane për ekstradim, dhe në bazë të të njëjtëve me zbatimin e drejtë të dispozitave të merr vendim të drejtë dhe ligjor”., thuhet në arsyetimin e aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.