Gjykata Supreme e abrogoi aktvendimin e Gjykatës Penale mbi lëndën lidhur me ekstradimin e Blerim Ramadanit [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Gjykata Supreme e abrogoi aktvendimin e Gjykatës Penale mbi lëndën lidhur me ekstradimin e Blerim Ramadanit

Risi  |  22 Gsh 2024
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot vendosi me aktvendim mbi lëndën lidhur me ekstradimin e Blerim Ramadanit, me të cilin e abrogoi Aktvendimin e Gjykatës Themelore Penale dhe lëndën e ktheu në rigjykim dhe ri procedim.

  

 

Këshilli penal i Njësisë për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, gjatë marrjes së vendimit me të cilin konstatoi se nuk janë të plotësuara supozimet ligjore për ekstradimin e personit të emëruar, nuk ka dhënë shkaqe të arsyetuara nga të cilat është udhëhequr kur ka pranuar se procedura e filluar në përputhje me nenin 75 paragrafi (1) të Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale, si procedurë e shkurtuar të udhëhiqet si procedurë e rregullt në përputhje me nenin 68 në lidhje me nenin 51 nga i njëjti ligj.

Marrja e vendimit dhe procedimit të këtillë të gjykatës së shkallës së parë sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut është i paqartë dhe i pakuptimtë, pa shkaqe të dhëna relevante nga të cilat është udhëhequr këshilli gjatë marrjes së vendimit të tij.

Gjatë ri procedimit, gjykata e shkallës së parë është e obliguar që ti merr parasysh sugjerimet e theksuara, si dhe dispozitat nga Ligji për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale dhe nga Konventa Evropiane për ekstradim me Protokollin shtesë të Parë dhe të Dytë në lidhje me Ligjin për ratifikimin e Protokollit shtesë të Tretë të Konventës Evropiane për ekstradim, dhe në bazë të të njëjtëve me zbatimin e drejtë të dispozitave të merr vendim të drejtë dhe ligjor”., thuhet në arsyetimin e aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_