Kryetarja e Gjykatës Supreme pati fjalim në Konferencën për zbatimin e rekomandimeve të Misionit vlerësues të BE - së [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme pati fjalim në Konferencën për zbatimin e rekomandimeve të Misionit vlerësues të BE - së

Risi  |  8 Kor 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, pati fjalim në Konferencën me temë: “ Përparimi gjatë zbatimit të rekomandimeve të Misionit vlerësues të BE – së, nga Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, të mbështetur dhe financuar nga Projekti “Mbështetja e BE – së për sundimin e të drejtës”.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, theksoi se duhet një kapacitet i fuqishëm institucional për zbatimin e reformave dhe rekomandimeve të Misionit vlerësues të Bashkimit Evropian, që në mënyrë të precizuar i detektoi problemet të cilat u reflektuan në tërë sistemin gjyqësor.

„Konsensus i përgjithshëm është se prioritet i lartë janë çështjet mbi plotësimin e rekomandimeve të Misionit vlerësues që kanë të bëjnë me reformimin e Këshillit Gjyqësor dhe ndryshimet e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, pastaj për Strategjinë e re për reforma në sektorin e gjyqësorit dhe për përforcimin e besimit të qytetarëve në gjyqësorin. Të gjitha këto çështje janë të lidhura me pavarësinë e gjyqësorit. Ato janë fokusuar edhe kah çështjet për mënyrën me të cilën gjyqtarët janë të mbrojtur nga ndikimet joadekuate, unitetin në vendimmarrjen e tyre dhe çiltërsinë ndaj publikut”, tha Ademi.  

„Por, Misioni vlerësues thekson se suksesi i reformave nuk do të varet vetëm nga ndryshimet ligjore, por se pasi që ndryshimet do të përmbyllen do të duhet implementim i ndershëm dhe respektim i tërësishëm i principeve të integritetit, përgjegjësisë, transparencës dhe sjelljes etike të anëtarëve të cilët duhet të hedhin çdo formë të ndikimit të brendshëm apo të jashtëm. Anëtarët e Këshillit Gjyqësor duhet të veprojnë në përputhje me standardet më të larta etike të përcaktuara në Kodin etik. Vetëm reforma të suksesshme do ta ngritin besimin e publikut dhe do të kontribuojnë në përmirësimin e efikasitetit dhe profesionalizmit të gjyqësorit”, shtoi kryetarja e Gjykatës Supreme.

 

Ademi tha se nga aspekti i çiltërsisë, duhet të theksohet se pikërisht transparenca është principi që e mbron integritetin e gjyqësorit.

„Transparenca duhet vazhdimisht të përparojë sepse paraqet garancinë më të fuqishme për çiltërsinë e gjyqësorit ndaj qytetarëve, por edhe kthimin e besimit të publikut. Për këto arsye, Misioni vlerësues thekson se sfidë kryesore për Këshillin Gjyqësor është që të kthejë besimin e qytetarëve në gjyqësorin. Duhet të merret parasysh se përmes publikut përfshihet alarmi për të gjitha tentimet për prishjen e pavarësisë gjyqësore”, nënvizoi kryetarja e Gjykatës Supreme.  

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_