Gjykata Supreme dhe Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” i prezantoi raportet për gjendjet në gjyqësor
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Gjykata Supreme dhe Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” i prezantoi raportet për gjendjet në gjyqësor
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, theksoi se hulumtimet e Koalicionit përkojnë me Raportet e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vizitat e realizuara të gjykatave më të ulëta dhe të cilat kanë të njëjtin qëllim, dhe ajo është që të theksohet rëndësia e parimit të pavarësisë financiare si pakusht për pavarësinë e gjyqësorit.
„Me vizitat e gjykatave u mundësua këqyrje e drejtpërdrejtë e gjendjeve në gjykatat dhe informimi për problemet me të cilat ballafaqohen gjykatat dhe të cilat shkaktojnë reperkusione në funksionimin e tyre. Në fakt, vizitat kishin për qëllim avancimin e bashkëpunimit midis gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bazuar në parimet ligjore dhe ndërkombëtare për pavarësinë e gjyqësorit nga aspekti ligjor, funksional dhe financiar”, theksoi Ademi.
Në këtë ngjarje u potencua se konstatim i përgjithshëm nga vizitat e realizuara të gjykatave themelore dhe të apelit është se gjykatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut ballafaqohen me një numër të konsideruar të problemeve të cilat shkaktojnë reperkusione serioze në punë dhe se duhet marrja e masave urgjente për tejkalimin e gjendjes së vërejtur e cila është alarmante.