Kryetarja e Gjykatës Supreme, realizoi takim pune me drejtoren e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme, realizoi takim pune me drejtoren e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik

Risi  |  15 Nën 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, realizoi takim pune me drejtoren e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik Irina Trajkoska Strezoski dhe me zëvendës drejtorin e Akademisë, Ilir Iseni.

 

Në takimin e punës u diskutua për disa çështje që kanë të bëjnë me përcaktimet programore dhe aktivitetet e Akademisë në aspektin e edukimit të vazhdueshëm juridik si një faktor i rëndësishëm dhe kontribut për kryerjen e funksionit profesional, të pavarur, të paanshëm dhe efikas.

Në këtë takim u bisedua edhe për Konferencën që do të mbahet në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe që ka të bëjë me përforcimin e përgjegjësisë së gjyqtarit, pavarësinë dhe besimin e publikut.

Kryetarja Ademi, tha se mbajtja e Konferencës për të cilën Gjykata Supreme jep mbështetjen e tërësishme paraqet një nga ngjarjet më të rëndësishme në organizimin e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik në bashkëpunim me Institutin CEELI.

 

Drejtorja e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik dhe zëvendës drejtori i Akademisë theksuan se mbajtja e Konferencës në gjykatën më të lartë në shtet flet për rëndësinë e ngjarjes dhe e potencon rolin dhe kontributin e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në sistemin e gjyqësorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë kontest, në takim u theksua se nga Konferenca do të rezultojnë konkluzione esenciale dhe përgjigje për sfidat e gjyqësorit lidhur me plotësimin e standardeve evropiane, si dhe për formimin e një gjyqësori transparent si parakusht për forcimin e besimit publik.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_