Takim pune i kryetares së Gjykatës Supreme dhe ministres së financave [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Takim pune i kryetares së Gjykatës Supreme dhe ministres së financave

News  |  Aug 9, 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi dhe ministrja e financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, realizuan takim pune.

 

Në takimin e punës u bisedua për disa çështje që kanë të bëjnë me përparimin e pavarësisë së financave të gjyqësorit nga aspekti i ndryshimeve të nevojshme të vendimeve ligjore, për realizimin e buxhetit gjyqësor, gjendjen me burimet njerëzore përkatësisht nevojën për kuadër të gjyqtarëve dhe atë profesional, realizimin e projekteve të nevojshme dhe investimet kapitale në gjyqësor, transparencën financiare dhe aktivitetet për përmirësimin e efikasitetit që lidhet drejtpërdrejtë me implikimet buxhetore dhe ekonomizimin e procedurave, por edhe me cilësinë e drejtësisë dhe zbatimin e standardeve evropiane.  

Në takimin e punës u theksua se sigurohen mjete për shtesat e rrogave për administratën gjyqësore që luan rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në sistemin gjyqësor dhe se me rëndësi thelbësore është edhe bashkëpunimi i vazhdueshëm i ndërsjellë për realizimin e angazhimeve për gjyqësor të pavarur, ligjor, funksionar dhe financiar. 

 

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_