Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, realizoi takim pune me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihallis Rokas [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, realizoi takim pune me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihallis Rokas

News  |  Sep 17, 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mihallis Rokas, sot në Gjykatën Supreme realizuan takim pune.

      

 

Në takimin e punës, kryetarja e Gjykatës Supreme, e njoftoi ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihallis Rokas me kompetencat, aktivitetet dhe angazhimet e Gjykatës Supreme që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës, reformat gjyqësore dhe zbatimin e standardeve evropiane.

Ambasadori Rokas theksoi rolin e rëndësishëm të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se për Republikën e Maqedonisë së Veriut sundimi i të drejtës është kusht themelor për rrugën evropiane dhe sigurimin e ardhmërisë evropiane të vendit dhe të qytetarëve.

Kryetarja e Gjykatës Supreme potencoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Bashkimin Evropian dhe se është e domosdoshme që rekomandimet, këshillat dhe sugjerimet e Bashkimit Evropian në pjesën e gjyqësorit të zbatohen me një dinamikë më të fuqishme. 

Gjithashtu, në këtë takim u fol edhe për aktivitetet e Gjykatës Supreme, të cilat janë shënuar pozitivisht në raportet e Bashkimit Evropian dhe që kanë të bëjnë me përparimin e praktikës gjyqësore, qëndrueshmërinë e vendimeve gjyqësore dhe zbatimin e principeve të gjyqësorit të hapur.

Në këtë drejtim, në takimin e punës u theksua se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë me bashkëpunimin e ndërsjellë që në të ardhmen me intensitet do të thellohet në interes të sundimit të së drejtës, të drejtësisë dhe qytetarëve.

   


Decision search

Court
Case number
Date
_