Një Delegacion i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vizitë zyrtare në Gjykatën Supreme të Republikës së Serbisë [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Një Delegacion i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vizitë zyrtare në Gjykatën Supreme të Republikës së Serbisë

Press realeses  |  Apr 7, 2022
Një Delegacion i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga kryetarja e gjykatës Besa Ademi, është në vizitë zyrtare në Gjykatën Supreme të Republikës së Serbisë.

 

Në përbërje të Delegacionit të Gjykatës Supreme të RMV janë: gjyqtarja Cvetanka Periq, zëvendëse e kryetares së gjykatës dhe kryetare e Sektorit të veprave penale;  gjyqtarja Mr. Snezhana Bajllozova, kryetare e Sektorit të praktikës gjyqësore; gjyqtarja Dr. Mirjana Llazarova – Trajkovska, kryetare e Sektorit për gjykim në afat të arsyeshëm; dhe shefja e kabinetit të kryetares së Gjykatës Supreme të RMV, Mr. Lidija Tanevska Jadrovska.

Në kuadër të vizitës, kryetarja e Gjykatës Supreme të RMV dhe anëtarët e delegacionit realizuan takim me kryetaren e Gjykatës Supreme të Republikës së Serbisë, Jasmina Vasoviq, dhe me kryetarët e sektorëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Serbisë.

Në takimin dypalësh, kryetaret Ademi dhe Vasoviq theksuan se ky takim është mundësi e shkëlqyer për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy gjykatave supreme dhe paraqet një bazë solide për tu shkëmbyer eksperiencat e funksionimit të sistemeve gjyqësore të të dy shteteve fqinje.

“Thellimi i bashkëpunimit tonë do të japë një kontribut të rëndësishëm në ndarjen e qëndrimeve për identifikimin e praktikave të mira dhe promovimin e idesë së modernizimit të sistemeve juridike, por është gjithashtu edhe mundësi për tu diskutuar rreth çështjeve aktuale juridike në rajon në sferën e materies penale dhe civile, si dhe në sferën e unifikimit të praktikës gjyqësore”, theksoi kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi.

Në këtë drejtim, në takim theks i veçantë u vu në temën aktuale me rëndësi dhe interes rajonal “Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme në procedurë penale”, njëkohësisht u fol edhe për çështjet që kanë të bëjnë me reformat e filluara gjyqësore duke u fokusuar në përforcimin e pozitës së pushtetit gjyqësor. Gjithashtu, u ndanë edhe eksperiencat krahasuese lidhur me pavarësinë financiare të gjyqësorit si një segment ekskluzivisht i rëndësishëm për pavarësinë dhe efikasitetin e tërë sistemit gjyqësor.

Në takim, u konstatua se takimet e këtilla japin një kontribut të madh në shkëmbimin e mendimeve dhe qëndrimeve për pavarësinë dhe autonominë e gjyqësorit si bazë për sundimin e të drejtës, që është në drejtim të angazhimeve të fuqishme për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal si një moment i rëndësishëm në afrimin e standardeve dhe praktikave evropiane.    

   


Decision search

Court
Case number
Date
_