Takimi bilateral i Kryetares së Gjykatës Supreme të RMV me UD Kryetarin e Gjykatës Supreme të Republikës së Shqipërisë
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takimi bilateral i Kryetares së Gjykatës Supreme të RMV me UD Kryetarin e Gjykatës Supreme të Republikës së Shqipërisë
Në takim, Kryetarja Ademi potencoi rolin e rëndësishëm të Gjykatës Supreme në sistemin gjyqësor, unitetin dhe pavarësinë e gjykatave si bazë për sundimin e drejtësisë dhe përkushtimin duke ofruar siguri juridike dhe para shikueshmërinë në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve si prioritet në agjendën e gjyqësorit në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Në takim, u shkëmbyen mendime dhe eksperienca për tejkalimin e problemeve të ngjashme dhe sfidave me të cilat ballafaqohen gjykatat e të dyja vendeve, u identifikuan praktika të mira dhe ide drejt funksionimit të institucioneve dhe adoptimin e standardeve evropiane për një drejtësi që synon përmirësimin e perceptimit te publiku për gjyqësorin.
Në fund të takimit, u afirmuan angazhime reciproke për thellimin e bashkëpunimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.