Konferenca rajonale në Mal të Zi: Aktivitetet e Gjykatës Supreme për përparimin e transparencës – shembull pozitiv në rajon [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Konferenca rajonale në Mal të Zi: Aktivitetet e Gjykatës Supreme për përparimin e transparencës – shembull pozitiv në rajon

Risi  |  30 Sht 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, morri pjesë në Konferencën rajonale në Republikën e Malit të Zi, që u mbajt si pjesë e projektit rajonal të OSBE-së për mbikëqyrjen e proceseve gjyqësore për menaxhimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Kryetarja Ademi në Konferencën rajonale pati fjalim në suaza të diskutimit tematik për transparencën e akteve dhe procedurave gjyqësore, duke prezantuar aktivitetet e Gjykatës Supreme në lidhje me përparimin e transparencës.

Në kuadër të diskutimit, aktivitetet e Gjykatës Supreme u theksuan dhe u ndanë si shembull pozitiv në rajon dhe në atë kuptim u përshëndetën si angazhime që sjellin ndryshime pozitive, mbrojnë interesin publik dhe japin kontribut të jashtëzakonshëm në luftën kundër korrupsionit.

    

 

Në fjalimin e saj, kryetarja e Gjykatës Supreme i prezantoi në detaje aktivitetet dhe angazhimet e vazhdueshme të Gjykatës Supreme për përparimin e transparencës, dhe që kanë të bëjnë me sjelljen e procedurave të brendshme për veprimin mbi lëndët me interes të lartë publik, aktivitetet e Këshillit për gjyqësor të hapur, miratimin e qëndrimeve parimore për zbatimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, për publikimin e vendimeve gjyqësore që nuk janë të plotfuqishme, për akreditimin e mediumeve dhe për mbrojtjen e interesit publik.

Gjithashtu, kryetarja e Gjykatës Supreme sqaroi risitë në Rregulloren e punës së gjykatës, me të cilat Seancat e përgjithshme janë publike dhe me të cilat theksohet prania e gazetarëve si një nga garancitë për gjyqësor të hapur dhe transparencë në punën e gjykatës, në përputhje me parimet kushtetuese dhe ligjore dhe standardet e GJEDNJ.

 

Fjalimin e saj, kryetarja Ademi e përmbylli me prezantimin e përmbledhjes së re të vendimeve gjyqësore dhe çështjet me interes publik që gjinden në Seancën e përgjithshme, siç është çështja me ndotjen e ajrit.  

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_