Seancat e përgjithshme do të jenë publike [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Seancat e përgjithshme do të jenë publike

Risi  |  19 Sht 2024
Seanca e përgjithshme e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot me propozim të kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, bëri ndryshime në Rregulloren e punës të Gjykatës Supreme, me të cilat mundësohet që Seanca e përgjithshme të jetë publike.

   

 

Në ndryshimet e reja në Rregulloren e punës të Gjykatës Supreme shënohet që seancat e përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë publike, ndërsa transparenca në punën e Seancës së përgjithshme sigurohet me praninë e përfaqësuesve të mjeteve për informim publik.

Kryetarja e Gjykatës Supreme në Seancën e sotme të përgjithshme theksoi se rëndësia e Gjykatës Supreme nga aspekti kushtetues dhe ligjor, si dhe rëndësia e çështjeve të cilat shqyrtohen në Seancën e përgjithshme nga aspekti juridik, dhe njëkohësisht janë në interes të qytetarëve e imponon nevojën për të qenë publike.

Ndryshimet e Rregullores të punës së Gjykatës Supreme janë në përputhje me vlerat themelore kushtetuese, parimet ligjore dhe parimet ndërkombëtare. Me ndryshimet e propozuara të Rregullores do të jepet një kontribut i rëndësishëm në përforcimin e besimit të publikut dhe autoritetin e gjyqësorit dhe të Gjykatës Supreme si gjykatë më e lartë në vend.

Me ndryshimet e propozuara parashihet transparenca në punën e Seancës së përgjithshme dhe realizimi i saj në punën e gjykatës përmes risisë normative e cila do të mundësojë të përparojë edhe bashkëpunimi dhe komunikimi i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me bashkësinë e mediumeve dhe me publikun e interesuar më gjerë.

Ndryshimet e propozuara bazohen në parimet kushtetuese dhe ligjore për transparencë të gjyqësorit, normat më të larta juridike ndërkombëtare të integruara në legjislacionin e vendit, principet e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, standardet evropiane dhe dokumentet ndërkombëtare nga fusha e gjyqësorit dhe angazhimet dhe aktivitetet e Këshillit për Gjyqësor të Hapur “, sqaroi kryetarja Ademi.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_