Njoftim lidhur me Seancën publike për lëndën “Monstra”
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim lidhur me Seancën publike për lëndën “Monstra”
Njoftim për opinionin
|
17 Maj 2023
Këshilli i veprave penale të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 17.05.2023 e shtyu Seancën publike për lëndën VKZH2.nr.33/2022, të njohur në publik si “Monstra”.
Seanca publike u shty për arsye që mbrojtja parashtroi kërkesë për përjashtimin e kryetares së Këshillit dhe njërit nga anëtarët e tij, me arsyetim se të njëjtët kanë marrë pjesë për lëndën, që është nxjerrë si provë në këtë procedurë.
Këshilli i veprave penale për të siguruar shkresat e lëndës së treguar nga ana e mbrojtjes, vendosi që Seanca publike të shtyhet për më 14.06.2023, në orën 10,00.
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut