Me rastin e ditës së Jurisprudencës në Gjykatën Supreme u mbajt Tryezë e rrumbullakët për Konventën Evropiane
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Me rastin e ditës së Jurisprudencës në Gjykatën Supreme u mbajt Tryezë e rrumbullakët për Konventën Evropiane
Në këtë ngjarje, të pranishëm ishin gjyqtarët e Gjykatës Supreme, kryetarja dhe anëtarë të Këshillit gjyqësor, kryetarët e katër gjykatave të apelit, gjyqtarë të gjykatave të apelit, drejtoresha e Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik, përfaqësues të organizatave qytetare dhe përfaqësues të Përfaqësive diplomatike në vend.
Duke uruar Ditën e Jurisprudencës, kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, theksoi se zbatimi i standardeve evropiane në kontekst bashkëkohor paraqet sfidë për tërë gjyqësorin.
“Gjykata Supreme si gjykatë më e lartë në vend, ka rolin kushtetues dhe ligjor për nxitjen në përparimin e praktikës gjyqësore, sidomos nga aspekti i zbatimit të standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo jep kontribut të madh për pavarësinë, efektivitetin dhe transparencën si parime kryesore për sundimin e të drejtës”, tha Ademi, duke shtuar se në Gjykatën Supreme edhe në të ardhmen do të mbahen takime të këtilla për më shumë çështje aktuale.
Folësit, në Tryezën e rrumbullakët e përshëndetën iniciativën e Gjykatës Supreme për hapjen e diskutimit për një temë tepër aktuale dhe theksuan se takimet e këtilla mundësojnë që të flitet për çështje thelbësore në gjyqësorin.
“Zbatimi i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka rëndësi kryesisht për përparimin e praktikës gjyqësore, për cilësinë e drejtësisë, për mbrojtjen e të drejtave dhe liritë e njeriut, për forcimin e edukimit dhe kulturës juridike dhe për reputacionin e gjyqësorit”, u përmbyll në këtë ngjarje.