Në Gjykatën Supreme, në bazë të angazhimeve të Këshillit për Gjyqësor të Hapur janë përgatitur shërbime të reja lidhur me të drejtat sociale të qytetarëve [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Në Gjykatën Supreme, në bazë të angazhimeve të Këshillit për Gjyqësor të Hapur janë përgatitur shërbime të reja lidhur me të drejtat sociale të qytetarëve

Risi  |  12 Qer 2024
Përmes platformës nacionale për interoperabilitet, në Gjykatën Supreme janë përgatitur shërbime të reja për këmbimin e të dhënave që qytetarët i kërkojnë lidhur me realizimin e të drejtave të tyre sociale, të cilat së shpejti do të vendosen në funksion.

Në bazë të angazhimeve dhe aktiviteteve të Këshillit për Gjyqësor të Hapur dhe përcaktimet strategjike dhe programore për transparencë të përparuar, Gjykata Supreme iu qas këtij projekti të rëndësishëm në koordinim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe me mbështetjen e Bankës Botërore.

Ky projekt, do të mundësojë qasjen e qytetarëve në informacionet të cilat u nevojiten, ndërsa shfrytëzimi i shërbimeve do të jetë sidomos për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe të njëjtat do të jenë të vendosura në platformën si një pjesë e katalogut nacional të shërbimeve që gjykatat i mundësojnë përmes Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si pikë qendrore për komunikim.

Lidhur me fillimin e shfrytëzimit të shërbimeve, në Qendrën e informatikës u prezantua mënyra elektronike për këmbimin e të dhënave që ka për qëllim edhe në periudhën e ardhshme të sigurojë qasjen e lehtë të informacioneve te qytetarët. 

Në prezantimin e projektit të pranishëm ishin, kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, shërbimi i informatikës të Gjykatës Supreme dhe përfaqësues nga projekti. Në kuadër të prezantimit, u theksua se aktivitetet e tilla japin kontribut të madh për gjyqësorin e hapur dhe për punën e Këshillit për Gjyqësor të Hapur, si dhe ajo që për realizimin e aktiviteteve rëndësi të madhe ka bashkëpunimi me institucionet relevante.  

Gjykata Supreme, do të vazhdoj edhe në periudhën e ardhshme të marrë aktivitete për përparimin e transparencës së gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me kompetencat e saj ligjore dhe përcaktimet programore të Këshillit për Gjyqësor të Hapur.  

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_