Konferenca e Rrjetit të gjykatave supreme pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Konferenca e Rrjetit të gjykatave supreme pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Konferenca e këtij viti e Rrjetit të gjykatave supreme (SCN) pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut i përkushtohet pavarësisë së gjyqësorit dhe mbrojtjes për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Në ngjarjen e sotme u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm të gjykatave supreme që janë anëtare të Rrjetit. Bashkëpunimi i ndërsjellë është një kontribut i rëndësishëm për solidaritetin dhe unitetin për zhvillimin e të drejtave dhe liritë themelore të njeriut.
Qëllimi parësor është vendosja e dialogut për çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës, pavarësinë gjyqësore, respektimin e të drejtave dhe formimin e praktikës gjyqësore në pajtim me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Në Konferencë u theksua se për pavarësinë e gjyqësorit me rëndësi është integriteti i gjyqtarëve, dhe se duhet të ketë pavarësi reale ligjore dhe funksionare nëpërmjet respektimit të parimit të ndarjes së pushteteve.
Kjo paraqet mbrojtjen thelbësore nga ndikimet dhe tentimet për prishjen e integritetit dhe pavarësinë e gjyqësorit, por edhe garanci për zbatimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, sipas të cilës secili ka të drejtë për procedurë të drejtë gjyqësore dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të pranuara me këtë Konventë.