Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile

Njoftim për opinionin  |  28 Shk 2022
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 28.02.2022 (e hënë), mbajti seancë të Sektorit të veprave civile përmes platformës ZOOM, në të cilën u propozua dhe u miratua:

R E N D I  I  D I T Ë S

1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile të mbajtur më 22.12.2021.

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajt nëntor, dhjetor dhe janar të vitit 2021 dhe janar të vitit 2022;

3. Miratimi i Propozim-Raportit të punës së Sektorit të veprave civile për vitin 2021;

4. Miratimi i Propozim-Programit të punës së Sektorit të veprave civile për vitin 2022;

5. Shqyrtimi i kërkesës të parashtruesit Pyjet Kombëtare për gjykim të unifikuar lidhur me çështjen nëse të punësuarve në NP Pyjet Kombëtare Shkup ju takon të drejtë për kompensim në emër të shtesës së terrenit në kushte kur të punësuarit realizojnë punë dhe detyra pune në vendin e punës në fidanishte, punë e cila realizohet në terren; 

6. Diskutim për shkresën e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Manastir, me të cilën dorëzohet kërkesë për unifikimin e praktikës gjyqësore lidhur me çështjen nëse shoqëria e avokatit mund të ketë legjitimacion aktiv për udhëheqjen e kontestit në bazë të kërkesave të kaluara nga themeluesit e të njëjtës, në situatë kur këta themelues me asnjë akt kërkesën e tyre që e kanë fituar si avokat individual nuk e kanë bartur në shoqëri të avokatit;            

7.  Të ndryshme;

 

Në këtë seancë:

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, Sektori e miratoi Procesverbalin nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 22.12.2021;

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, Sektori e miratoi Raportin për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajt nëntor, dhjetor 2021 dhe janar 2022;

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, Sektori e miratoi Raportin e punës të Sektorit të veprave civile për vitin 2021;

Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, Sektori e miratoi Programin e punës të Sektorit të veprave civile për vitin 2022;

Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, Sektori nxori konkluzion se nuk është e nevojshme të diskutohet për çështjen juridike duke qenë se në takimin e përbashkët të Sektorëve civil të gjykatave të apelit Shkup, Manastir, Gostivar dhe Shtip, është nxjerrë konkluzion i njëzëshëm për këtë çështje juridike; 

Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës, Sektori miratoi mendim juridik, që do të publikohet në Ueb faqen e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

 

 

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Sektori i veprave civile

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_