Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave penale [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave penale

Njoftim për opinionin  |  4 Shk 2022
Sektori i veprave penale të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajti seancë më 31.01.2022 (e hënë), me fillim në ora 12,00, në të cilën u propozua dhe u pranua:

RENDI I DITËS

 

1. Aprovimi i procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave penale të datës 07.12.2021.

Në seancë u aprovua procesverbali nga seanca e Sektorit të veprave penale, të mbajtur më 07.12.2021.

2. Diskutim dhe analiza e lëndëve në sektorin penal nga aspekti i marrjes në pyetje të dëshmitarëve në procedurat penale dhe përjashtimi i publikut (Boshkoski kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, A.nr.71034/13 të datës 04 qershor 2020, përfundimtare më 04 shtator 2020; Janevski kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, A.nr.39259/15 të datës 19 nëntor 2020, përfundimtare më 19 nëntor 2020; si dhe aktgjykimi Papadakis kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, A.nr.50254/07 të datës 26 shkurt 2013, përfundimtare më 26 maj 2013).

Në seancë u nxorën konkluzione të cilat do të publikohen në mënyrë plotësuese.

3. Kërkesë për miratim të mendimit juridik mbi përgjigje të dorëzuar nga Prokuroria Publike e RMV, KOZ.nr.46/21 të datës 08.06.2021, lidhur me aktvendime të miratuara të Gjykatës Themelore Penale Shkup për shpenzime sipas nenit 102 paragrafi 4 dhe neni 105 të LPP dhe AT.

Në seancë u nxor konkluzion se kërkohet Mendim juridik për lëndë konkrete, për të cilin nuk u miratua Mendim juridik.

4. Kërkesë për miratim të mendimit juridik nga Gjykata Themelore Penale Shkup – Sektori penal për të rritur mbi çështjet: 1.”Cili është kualifikimi juridik kur drejtohet me pistoletë sinjalizuese të zëshme, ose me armë të rrezikshme ose me armë NN?” 2.” Si të veprojë gjykata e shkallës së parë kur për ngjarjen juridiko – penale bëhet fjalë për një kualifikim tjetër juridik për një vepër të caktuar penale, kur gjykata nuk është е detyruar për vlerësimin juridik të veprës?”

Lidhur me çështjen e parashtruar nën 1. në seancë u nxor konkluzion se nuk mund të miratohet Mendim juridik, bëhet fjalë për çështje faktike, ku në çdo lëndë konkrete dhe rast, shqyrtohet individualisht.

Lidhur me çështjen e parashtruar nën 2. në seancë u nxor konkluzion se sipas nenit 96 paragrafi 2 të Ligjit për procedurë penale, kur gjykata pas mbarimit të seancës kryesore dhe pas dhënies së fjalëve përfundimtare palëve në fazën e këshillimit dhe votimit, nëse bën rikualifikimin e veprës penale, miraton aktgjykim dhe duke e marrë parasysh fazën në të cilën ndodhet lënda nuk ekziston mundësi ligjore që ta thërret të akuzuarin për tu deklaruar për fajin. 

5. Kërkesë për miratim të mendimit juridik nga Gjykata Themelore Penale Shkup – Sektori për kundërvajtje mbi çështjen: ”Kush është kompetente që të vendos mbi ankesë të aktvendimit të posaçëm për shpenzimet në procedurën për kundërvajtje?”

Në seancë u nxor konkluzion se mbi këtë çështje është miratuar qëndrim i përbashkët i katër Gjykatave të Apelit, që është obliguese për gjykatat më të ulëta.

6. Kërkesë për miratim të Mendimit juridik nga Gjykata Themelore Penale Shkup – Sektori penal për të rritur mbi çështjen: ”Cila gjykatë është kompetente të veprojë mbi kërkesë për shlyerjen e dënimit?”

Në seancë u nxor konkluzion se mbi këtë çështje juridike nuk mund të miratohet Mendim juridik, ngase Gjykata Supreme veç më e ka shprehur qëndrimin e vet në disa vendime midis të cilave edhe në Kr.nr.205/2021.

7. Kërkesë për mbajtjen e takimit punues lidhur me zbatimin e nenit 88 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit për automjetet dhe dispozitat e Ligjit për kundërvajtje kur personi përgjegjës në personin juridik të huaj është shtetas maqedonas, të parashtruar nga MPB – Sektori për kundërvajtje – Sektori për kundërvajtje – për rajonin e territorit të RMV.

Në seancë u nxor konkluzion se mbi këtë çështje, Gjykata Supreme e ka shprehur qëndrimin e vet në disa vendime të saj për kompetencën vendore dhe reale të Komisionit, ndër të cilat në: Kr.nr.61/21, Kr.nr.62/21, Kr.nr.63/21, Kr.nr.68/21, Kr.nr.69/21, Kr.nr.70/21, Kr.nr.83/21, Kr.nr.84/21 dhe Kr.nr.104/21.

8. Diskutim mbi konkluzion të nxjerrë në Takimin punues të përfaqësuesve të gjykatave të apelit dhe Gjykatës Supreme të RMV, për harmonizimin e praktikës gjyqësore në muajin tetor 2021, se afati prej 30 ditësh për parashtrim të kërkesës për ngritjen e procedurës për kundërvajtje nga neni 87 paragrafi 4 të Ligjit për kundërvajtje është afat instruktiv.

Lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, u konkludua se ekziston procedim i ndryshëm i gjykatave sipas nenit 87 paragrafi 4 të Ligjit për kundërvajtje, për të cilat nevojitet që të përpilohet referat dhe të vendoset në rend dite të Seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme të RMV për shqyrtimin e tij.

9. Diskutim mbi çështjen juridike të Gjykatës së Apelit Manastir. “Nëse dita kur personi i akuzuar është vendosur në paraburgim ekstradues në një shtet tjetër me Fletarrestim ndërkombëtar të lëshuar më parë nga një gjykatë maqedonase, konsiderohet si ditë kur fillon ekzekutimi i dënimit me burgim dhe nga ajo ditë konstatohet nëse ka ndodhur parashkrimi absolut i ekzekutimit të dënimit me burgim, sipas nenit 111 paragrafi 5 të KP.

Seanca konkludoi që të përgatitet Mendim juridik mbi këtë çështje të parashtruar juridike.

10. Iniciativë për miratim të mendimit juridik lidhur me nenin 52 paragrafi 4 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, për mendim të shprehur të Kryetarit të Komunës së këshillit.

Seanca konkludoi se iniciativa e parashtruar duhet të hidhet poshtë, ngase bëhet fjalë për lëndë mbi të cilën procedohet.

 

Sektori i veprave penale të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, rendin e ditës së propozuar e plotësoi edhe me dy pikat në vazhdimësi:

11. Diskutim mbi shkresën me Rekomandim të Byrosë për përfaqësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut nr.0901-36/1 të datës 25.01.2022, për lëndën Transkop SHA Manastir kundër Maqedonisë së Veriut, A.nr.48057/12, aktgjykimi i GJEDNJ të 01 prillit 2021, për miratim nga Gjykata Supreme të qëndrimit parimor dhe/ose Sektori i veprave penale të Gjykatës Supreme të nxjerrë konkluzion, me të cilin do ta adreson çështjen për mbajtjen e seancës gojore posaçërisht në procedurë për marrjen e sendeve, si dhe obligimin e gjykatave vendore që ti dorëzojnë shkresat nga njëra anë në inspektim dhe përgjigje në anën tjetër, duke përfshirë edhe ekspertizat e përgatitura me urdhër të gjykatës për respektimin e principit të barabarësisë së mjeteve.

Në seancën u nxor konkluzion që në mënyrë plotësuese do të publikohet në ueb faqen e Gjykatës Supreme dhe do të njoftohet Byroja për përfaqësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

12. Diskutim për mos/nevojën nga përjashtimi i gjyqtarit nga procedimi dhe vendimmarrja për lëndën e GJSRMV, Kvp2.nr.177/21, të formuar mbi kërkesë për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm nga i akuzuari, të parashtruar përmes mbrojtësit, për vlerësimin e qasjes objektive për konstatimin e paanshmërisë së gjyqtarit, kur paraprakisht ka marrë pjesë në procedurë të Këshillit për vendosjen e ankesave të GJSRMV, të deklaruar kundër aktvendimit të Këshillit gjyqësor të RMV, për shkarkimin e tij, për mos ushtrimin e detyrës zyrtare, që është vepër penale në procedurë rrjedhimisht mbi mjet të jashtëzakonshëm juridik të parashtruar, si dhe mos/ekzistimin е prejudikimit të fajit të akuzuarit. 

Kjo pikë është larguar nga rendi i ditës.

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_