Takim i mbajtur pune i Gjykatës Supreme me katër gjykatat e apelit [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Takim i mbajtur pune i Gjykatës Supreme me katër gjykatat e apelit

News  |  Jun 26, 2024
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Koalicionin “Të gjithë për gjykim të drejtë”, dhe me mbështetjen financiare të Ambasadës së SHBA – ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbajti takim pune me gjyqtarë nga katër gjykatat e apelit në vend.

 

Në takimin e punës, u bisedua për çështje lidhur me përparimin e praktikës gjyqësore, si dhe për çështje të rëndësishme për përparimin e gjykatave, me theks të veçantë për nevojën e pavarësisë financiare, përgatitjen e projekteve në pjesën e investimeve kapitale, efikasitetin dhe përditësimin e transparencës në bazë të angazhimeve të Këshillit për Gjyqësor të Hapur.

Gjatë takimit punues u shqyrtuan dhe u diskutuan çështje juridike nga sfera penale dhe civile dhe u nxorën konkluzione për unifikimin e qëndrimeve midis gjyqtarëve dhe unifikimin e praktikës gjyqësore në procedim.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, theksoi se ky takim është pjesë e një spektri të gjerë të aktiviteteve që Gjykata Supreme i ka ndërmarrë për përparimin e sundimit të së drejtës dhe në lidhje me çështjet të cilat shqyrtohen gjatë vizitave të vazhdueshme në gjykatat më të ulëta.

Një nga ato aktivitete është edhe përparimi i praktikës gjyqësore si shtytës i sigurisë juridike. Përmes përparimit të praktikës gjyqësore jepet kontribut i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm në konsistencën e vendimeve gjyqësore. Kjo flet për pro aktivitetin e gjykatave, të cilat krahas kompetencave që i realizojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, duhet të realizojnë edhe rolin e mbrojtësit për të drejtat e njeriut dhe mbrojtësit të principeve mbi të cilat formohet praktika gjyqësore. Unifikimi i praktikës gjyqësore duhet të jetë aktivitet që do të zhvillohet vazhdimisht sepse vetëm në atë mënyrë ndërtohet një sistem solid gjyqësor dhe përforcohet bashkëpunimi i nevojshëm dhe komunikimi midis gjykatave”, tha Ademi.

 

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_