Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi takim të punës me Drejtorin ekzekutiv të Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë” [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi takim të punës me Drejtorin ekzekutiv të Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”

Risi  |  19 Maj 2023
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, sot mbajti takim të punës me Drejtorin ekzekutiv të Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”, Darko Avramovski.

 

Në këtë takim, që u mbajt në Gjykatën Supreme u diskutua për disa çështje aktuale që kanë të bëjnë me përparimin e bashkëpunimit midis institucioneve gjyqësore dhe organizatave civile si kontribut i rëndësishëm për sundimin e të drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe mbrojtjen për të drejtat e njeriut.

Gjithashtu, në takimin e punës u diskutuan edhe propozimet mbi Strategjinë për reformat në sektorin e gjyqësorit, nevojën për ndryshime të legjislacionit nga fusha e gjyqësorit, reformat në pjesën e ligjeve proceduese, përparimin e praktikës gjyqësore dhe zbatimin e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Njëkohësisht, në këtë takim u theksua se iniciativa dhe bashkëpunimi i ndërsjellë janë në drejtim të parimeve dhe angazhimeve për gjyqësor të hapur dhe për realizimin e qëllimeve të vendosura për reformat.      

 

 

 

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_