Ambasadori i BE – së, Dejvid Gir, zyrtarisht ia dorëzoi Raportin e BE-së, kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Ambasadori i BE – së, Dejvid Gir, zyrtarisht ia dorëzoi Raportin e BE-së, kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi
![](/wps/wcm/connect/vsrm/1e4a30e3-8398-4639-93ad-d8638db2f0f5/%D0%B0%D0%B4%D0%B5%D0%BC%D0%B8+%D0%B3%D0%B8%D1%80+1.png?MOD=AJPERES&CACHEID=ROOTWORKSPACE.Z18_L8CC1J41L0B520APQFKICD0CU3-1e4a30e3-8398-4639-93ad-d8638db2f0f5-ofhg5vs)
![](/wps/wcm/connect/vsrm/1e4a30e3-8398-4639-93ad-d8638db2f0f5/%D0%B0%D0%B4%D0%B5%D0%BC%D0%B8+%D0%B3%D0%B8%D1%80+1.png?MOD=AJPERES&CACHEID=ROOTWORKSPACE.Z18_L8CC1J41L0B520APQFKICD0CU3-1e4a30e3-8398-4639-93ad-d8638db2f0f5-ofhg5vs)
![](/wps/wcm/connect/vsrm/96505045-98da-44c2-9dd1-f60cf951f6da/%D0%B0%D0%B4%D0%B5%D0%BC%D0%B8+-+%D0%B3%D0%B8%D1%80+4.png?MOD=AJPERES&CACHEID=ROOTWORKSPACE.Z18_L8CC1J41L0B520APQFKICD0CU3-96505045-98da-44c2-9dd1-f60cf951f6da-ofhg5vs)
![](/wps/wcm/connect/vsrm/0772970b-3849-4b70-aa0d-9a6e4a5311b0/%D0%B0%D0%B4%D0%B5%D0%BC%D0%B8+-+%D0%B3%D0%B8%D1%80+6.png?MOD=AJPERES&CACHEID=ROOTWORKSPACE.Z18_L8CC1J41L0B520APQFKICD0CU3-0772970b-3849-4b70-aa0d-9a6e4a5311b0-ofhg5vs)
![](/wps/wcm/connect/vsrm/11399c31-211a-4835-b2b4-6da075eb287e/%D0%B0%D0%B4%D0%B5%D0%BC%D0%B8+-+%D0%B3%D0%B8%D1%80+5.png?MOD=AJPERES&CACHEID=ROOTWORKSPACE.Z18_L8CC1J41L0B520APQFKICD0CU3-11399c31-211a-4835-b2b4-6da075eb287e-ofhg5vs)
![](/wps/wcm/connect/vsrm/e20f681f-9e61-49d4-a947-1b5293a24e57/%D0%B0%D0%B4%D0%B5%D0%BC%D0%B8+%D0%B3%D0%B8%D1%80+2.png?MOD=AJPERES&CACHEID=ROOTWORKSPACE.Z18_L8CC1J41L0B520APQFKICD0CU3-e20f681f-9e61-49d4-a947-1b5293a24e57-ofhg5vs)
Kryetarja e Gjykatës Supreme, i shprehu falënderim ambasadorit Gir për dorëzimin zyrtar të Raportit të BE – së, në gjykatën më të lartë të shtetit dhe përfaqësuese të pushtetit gjyqësor, aktivitetet dhe angazhimet e të cilës janë vërejtur në raportin e ri.
„Veçanërisht për ne është e rëndësishme që në Raportin e Komisionit Evropian për herë të parë janë vërejtur si aktivitetet pozitive të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në aspektin e përpjekjeve për përmirësimin e konsekuencës në aktgjykimet dhe harmonizimin e praktikës gjyqësore, miratimin e Rregullores së re të punës së Gjykatës Supreme, miratimin e mendimeve juridike parimore, qëndrimet dhe konkluzionet që rregullisht publikohen në Web faqen e Gjykatës, si dhe për nënshkrimin e Deklaratës për Gjyqësor të Hapur, që do të ndihmojë në përmirësimin e transparencës dhe besimin e publikut në gjyqësorin. Konstatime të këtilla të Bashkimit Evropian për ne si gjykatë paraqesin inkurajim të madh”, theksoi Ademi.
Ambasadori Gir theksoi se vërejtja e aktiviteteve dhe angazhimeve të Gjykatës Supreme në Raportin e BE – së është shenjë e fuqishme për përkushtimin dhe kontributin e Gjykatës Supreme në procesin reformues dhe se reformat duhet të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim në interes të qytetarëve. Ambasadori theksoi se profesionalizimi është garancia më e fuqishme për efikasitetin dhe për pavarësinë e çdo gjyqësori dhe se kapaciteti i institucioneve është me rëndësi esenciale për realizimin e drejtësisë.
Në ngjarjen e sotme të pranishëm ishin të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Supreme, ndërsa fjalim patën edhe gjyqtarët Xhemali Saiti dhe Mirjana Llazarova Trajkovska, të cilët theksuan se bashkëpunimi ndërkombëtar i gjykatës më të lartë në shtetin me Bashkimin Evropian është me rëndësi të madhe në zbatimin e procesit reformues dhe se Gjykata Supreme do të përkushtohet shumë në Strategjinë e re për reforma në sektorin e gjyqësorit, që në Raportin e BE – së, është vë në dukje si dokument kryesor për gjyqësorin.