Gjykata Supreme mbajti Seancë të gjyqtarëve [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Gjykata Supreme mbajti Seancë të gjyqtarëve

Risi  |  3 Sht 2024
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 02.09.2024, mbajti Seancë të gjyqtarëve.

 

Në Seancën e gjyqtarëve u shqyrtuan disa çështje që janë të rëndësishme për funksionimin e Gjykatës, realizimin e projekteve në pjesën e investimeve kapitale dhe konstatimet e Raportit të ri të Bashkimit Evropian për sundimin e të drejtës.

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, në Seancën e gjyqtarëve theksoi se një pjesë e projekteve në pjesën e investimeve kapitale janë në fazën finale dhe se me realizimin e këtyre projekteve tejkalohen disa probleme nga aspekti i funksionimit dhe mirëmbajtjes.  

Gjithashtu, Kryetarja Ademi i informoi gjyqtarët për përmbajtjen e Raportit të ri të Bashkimit Evropian për sundimin e të drejtës, në të cilin aktivitetet e Gjykatës Supreme janë vlerësuar pozitivisht, sidomos në aspektin e përparimit të praktikës gjyqësore, miratimin e qëndrimeve parimore dhe angazhimet për gjyqësor të pavarur, reagimet publike mbi vendimet ligjore dhe çështje nga sfera penale nga aspekti i interesit publik dhe përparimi i transparencës duke shprehur parimet e një gjyqësori të hapur.  

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_