Njoftim për mbajtje të Seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim për mbajtje të Seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Risi
|
29 Jan 2025
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbajë Seancë të përgjithshme më 04.02.2025 (e martë), duke filluar nga ora 12:00, me këtë propozim:
R E N D D I T E
1. Diskutimi për iniciativën për miratim të qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Risto Novakovski, avokat nga shoqëria e avokatëve “Goxho, Kiçeec dhe Novakovski” nga Ohri.
2. Diskutimi për iniciativën për miratim të mendimit juridik parimor , të parashtruar nga Risto Novakoski, avokat nga shoqëria e avokatëve “Goxho, Kiçeec dhe Novakovski” nga Ohri.
3. Diskutim për iniciativën për miratim të mendimit juridik parimor të dorëzuar nga Sektori civil i Gjykatës Themelore Veles.
4. Diskutimi për iniciativën për miratim të qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Anica Cvetanovska dhe Nikolla Arsovski, avokatë nga Shkupi.